Pas vendimit të gjykatës për lejimin e aksesit të gazetarëve të Fokus Media Grup në ambientet e tyre të punës për të tërhequr sendet personale, këta të fundit kërkuan nga policia ushtarake që kishte zaptuar ambientet e News24 të zbatonin ligjin.

Por, policia nuk e respektoi vendimin e gjykatës duke bllokuar hyrjen e gazetarëve me pretendime të ngritura, që nuk ishin gjë tjetër, vetëm pengesë për lejimin e hyrjes së gazetarëve në ambientet e News24.

Emisioni “Vetting”, përmes kamerë së fshehtë sjell dialogjet e zhvilluara mes gazetarëve dhe policisë ushtarake dhe përmbaruesve në datën 13 gusht. Sic shihet nga filmimet, përmbaruesit ndonëse sipas ligjit duhet të ishin mbi palët, u japin të drejtë forcave ushtarake të KAYO-s për heqjen e celularëve të gazetarëve, në ambientet e godinës së News24.

Policia Ushtarake:

Askush nuk lejohet të hyjë brenda me celular. Askush nuk lejohet të hyjë brenda me celular.

Gazetari:

Më jep vendimin e gjykatës që të dorëzoj celularin. Pse ti e ke telefonin? Ti pse e ke telefonin? Asnjë nga palët nuk duhet të ketë telefon, ti je palë…

Le të vijë përmbaruesi të më sqarojë. O zoti Pjetër (përmbaruesi), a ka mundësi të flas?

Mos më prek me dorë. Ore me fal, po zbatoj ligjin. Po zbatoj vendimin e gjykatës. O permbarues a ka mundësi të më sqarosh? Po zbatoj vendimin e gjykatës. O permbarues a ka mundësi të më sqarosh? Vendimi i gjykatës, të lutem më thuaj, ku e ka qëndalon sendet personale të gazetarëve?

Përmbaruesi:

Është procedurë standarde? Që të prezantohem, unë jam Anxhela Beleshi, përmbaruese  e çështjes që më është ngarkuar dosja.

Jemi këtu për të zbatuar vendimin e gjykatës dhe duhet bashkëpunimi me secilën pale.

Zotërinjtë kanë procedurat e veta. Do ta organizojmë kështu, se kemi firmosur procesverbalin me përfaqësuesit, organizohet puna kështu.

Ato nuk pranuan të futen deri brenda se nuk pranojnë të dorëzojnë telefonat dhe sendet e tyre personale.

Siç i kemi dorëzuar edhe ne, ne tani, do të futemi te zyra një e zëmë.

Kush janë gazetarë, do marrin sendet e veta, do i shkruajmë një për një në proces verbal dhe do largoheni me sendet tuaja.

Ça e keni urgjente, te rëndësishme…

Gazetari:

Në një vendngjarje, merret ekpertiza e policisë nëse kanë ndërhyrë apo jo? Në një vend ngjarje, merret ekpertiza e policisë nëse kanë ndërhyrë apo jo?

Përmbaruesja:

Patjetër

Ti e di se kush janë sendet e tua personale nuk e dimë ne, pikërisht

Gazetari:

Kam 24 vite në këtë profesion.

Përmbaruesja:

Nëse ti sheh një fotografi të dëmtuar, se duket ajo se është e dëmtuar  e zemë , e zemë marr një shembull thyer, do e përshkruajmë: “u gjet një kornizë e thyer.

Është korniza e thyer do e shkruajmë ne, u gjet  kornizë e thyer, një dokument i grisur, i zhubrosur, i mbuluar me korrektor. Këto do të pasqyrohen në proces verbal

Gazetari:

Ato që janë prezent?

Përmbaruesja:

Ato që janë prezent patjetër

Gazetari:

Po ata që kanë ikur? ( i kanë marrë)

Përmbaruesja:

Ato nuk mban përgjegjësi …

Gazetari:

Ky inistucion kur fillon punë?

Përmbaruesja:

Unë nuk di të jap përgjigje për këtë

Gazetari:

Zotërinjtë i kam parë te marrin gjërat e mia në katin e dytë, e kam filmuar, e kam dokumentuar.

Je mbi palët apo palë me ta?

Përmbaruesja:

Sigurisht që jam mbi palët.

Gazetari:

Atëhere çfarë lidhje ka firma. Më  fut brenda, më krijo kushtet sipas vendimit të gjykatës.

“Unë mendoj të gjitha mjetet ligjore që ju jep ligji qoft përkundrejt përmbarusve qoft përkundrejt policis së shtetit prandaj thash kjo është një betej ligjore tani për të vën në vend të drejtën tuaj për të gjitha shkeljet që kanë ndodhur” u shpreh avokatja Margarita Kola.

Kamera e fshehte

Gazetari:

Unë po të them, pa bërë ekspertizën nuk kam si ja bëj more zotri.

Unë nuk firmos gjë. Nëse është shqyer dera unë dua ta dokumentoj, ti nuk po thërret policinë të shikojë vendin e ngjarjes.

Ai ka hyrë në shtëpinë time, më ka grabitur, të lutem ma dokumento.

Jam shumë i qetë para ligjit. Shumë i qetë.

Përmbaruesja:

Une jam këtu me kolegët e përmbarimit për tu shoqëruar ju të shikoni sendet tuaja.

Në qoftëse ju mungon diçka e shkruajmë këtu, më mungon kjo gjë .

Gazetari:

Ore ti ke hajdutin brenda e thua dil ti. Gjykata më thotë futu, më krijo kushtet zotëri. Më krijo kushtet

Përmbaruesi:

Do të jenë të gjithë palët, palët janë kreditori, debitori. Janë palë debitore.

Gazetari:

Do më lejosh të zbatohet vendimi i gjykatës, më lejo të futem në zyren time?

Përmbaruesi:

Po

Gazetari:

Do jetë në prezencë të kredituesit dhe debitorit, kështu bëhet.

Permbaruesi:

Nëpërmjet përmbarimit, që në rastin konkret janë gazetarët e Fokus Media Neës dhe debitorit që janë shoqëria KAYO

Gazetari:

Ore këta janë dhunuesit, janë hajdutët që  kanë hyrë dhe  kanë grabitur

Permbaruesi:

Po pra debitori

Gazetari:

Perse nuk po zbatohet vendimi i gjykates? Me gjej tek vendimi i gjykatës që thotë nuk lejhen celularët? Nuk lejohen gazetarët, nuk lejohen gratë, nuk lejohen femrat. Ore pse behet shteti kështu banditeskt komplet.

Permbaruesi:

Është rregullore e brendshme e policisë ushtarake që të kontrollohet nga një oficere femër.

Këto janë pretendimet tuaja, janë hamendësime

Gazetari:

Ne nuk po ecim me hamedësime, ne kemi nje vendim gjykate.

Gazetari:

Ma lër ta vërtetoj vlla, ma lër ta vërtetoj. Mua më ka hyrë në shtëpi, ta vërtetoj më është thyer shtëpia ime, kaq.

Nëse vendimi i gjykatës thotë të mos futen gazetarët me celularë dhe të mos shikojnë vendin që kanë vjedhur

Gazetari:

Dhe thonë këta çfarë të duan, unë nuk e bëj dot. Nuk e shkel ligjin.

Përmbaruesja:

Vendimi i gjykatës thotë që të hyni sot për të marrë sendet personale. Dhe ne jemi këtu për këtë punë.

Gazetari:

Ju kush jeni?

Përmbaruesja:

Unë jam përmbaruesja gjyqësore Majlinda Vasili. Vendimi i gjykatës thotë të merren sendet personale.

Gazetari:

Unë nuk kam punë me Policinë Ushtarake dhe as me firmën KAYO.

Në vendim nuk thuhet që të hiqen celularët.

Përmbaruesja:

Thotë Kodi i Procedurës, thotë që duhet të jetë i pranishëm debitori.

Gazetari:

Unë dua të vërtetoj nëse është thyer zyra ime, dua ta di kush ma ka thyer? Ku do bëj denoncimin?

Përmbaruesja:

Do ta shkruajmë, ne kemi ardhur që të bëjmë  një procesverbal.

Përmbaruesja:

Të gjitha palët në proces gjyqësor janë të detyruar të jenë prezent gjatë ekzekutimit.

Duhet të jenë prezente, ashtu sikur ju, në cilësinë e kreditorit, ata në  cilësinë e debitorit.

Nëse diçka ty të mungon në zyren tënde, unë do ta mbaj në procesverbal këtë gjë.

Sepse nuk ka nevojë, as për foto, as për celular. KAYO ka një rregullore të veten, të cilën i nështrohem unë dhe të gjithë bashkë.

Ky institucion ka rregullat e veta, ky institucion ka këtë rregull.

Përmbaruesja:

Ne të gjitha palët, që do marrim pjesë në këtë ekzekutim, do i nështrohemi këtij rregulli, kaq

Gazetari:

Ke ardhur të zbatosh vendimin e gjykatës, po të pyes?

Përmbaruesja:

Vendimi i gjykatës për mua ekzekutohet, nuk ka nevojë se e kishe apo jo celularin.

Nuk mundet ta them se ta ndalon vendimi, ta ndalon ai zotëria atje, ka një rregull.

Gazetari:

Kush ma ndalon? Kush ma ndalon? A je mbi palët?

Përmbaruesja:

I kanë dorëzuar celularët të gjithë.

Gazetari:

Jo, jo, do të jesh mbi palët, zonjë. Je përmbarues duhet te jesh mbi palët.

Policia Ushtarake:

Të lutem hajde dilni jashta.Do dorëzosh telefonat.

Gazetari:

Unë po zbatoj ligjin ai më thotë dil mos dil, është sot ajo dhe ata përmbaruesit.

Policia Ushtarake:

Të lutem në qoftëse nuk i dorëzoni çfarë po ju kërkojmë (celularët) do dilni jashtë.

Gazetari:

Mbi çfarë ligji e ke ti? A ka mundësi? Më thuaj një nen a një ligj që i referohesh?

Policia Ushtarake:

Nuk jam këtu për të treguar ligjin.

Unë jam këtu …

Gazetari:

Për çfarë je?

Policia Ushtarake:

Jam policia ushtarake

Gazetari:

Për të treguar forcën?

Policia Ushtarake:

Për të siguruar …

Gazetari:

Për të mos lejuar gazetarët? Të vijë përmbaruesi të më nxjerri, ai më thirri, përmbaruesi të më nxjerri.

Policia Ushtarake:

Të thirra unë

Gazetari:

Ti zbato vendimin e gjykatës.

Policia Ushtarake:

Nëse nuk dorzoni celularët do dilni jashtë.

Gazetari:

Ti je mos me zbatuar ligjin?

Gazetari:

Jemi shtet ligjor nuk e kemi privat

Gazetari:

Ka një përmbarim, ti nuk ke punë, ju jeni përfaqësues i një firme private.

Policia Ushtarake:

Proceduara është kjo, do dorëzoni dokumentat atje, do dorëzoni celularët, do regjistroni aty numrin e ID.

Policia Ushtarake:

Do hidhni firmën dhe vazhdoni procedurën pastaj.

Gazetari:

Përse duhet të dorëzojë celularin, ka mundësi ta di unë?

Policia Ushtarake:

Është procedurë ajo

Gazetari:

Sot përmbarimi shtetëror me vendim gjykate është mbi ty, mbi mua mbi të gjithë.

Gazetari:

Unë kam ardhur të zbatoj një vendim gjykate, do më lejosh të zbatoj një vendim të gjykatës?

Policia Ushtarake:

Dorëzo celularët vazhdo

Gazetari:

Më jep vendimin e gjykatës, që thotë duhet të dorëzoj celularët

Policia Ushtarake:

Nëse nuk pranon vazhdojmë përjashta

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb