Largimi i gazetarëve të News24 nga forcat e shtetit është një pasqyrë e marrëdhënies së vështirë mes pushtetit dhe medias. 9 Gushti 2025. Ora 07:00 e mëngjesit.
Në zemër të kryeqytetit, një media kombëtare, më e madhja informative në vend, u mbyll dhunshëm nga shteti shqiptar, që aspiruon për t’u futur në Bashkimin Europian.
Gazetarët e News24 u nxorën jashtë si armiq, ndërsa policia dhe ushtria rrethuan godinën e tyre të punës.
Në zyrat e braktisura mbetën kompjuterë, dosje hetimore dhe kujtimet e një redaksie që për 25 vite i shërbeu publikut.
Sipas gazetarit Renaldo Salianji: “Jemi përballur me efektivët e Policisë Ushtarake që na kanë penguar pa na dhënë një urdhër të shkuar. Ju kemi kërkuar efektivëve të Policisë Ushatrake të dim se pse nuk po na lejon të futemi, ketu është urdhëri na kanë thënë por nuk na e kanë dhënë këtë urdhr të shkruar”.
Media është pushtet i katërt dhe si i tillë duhet të ketë autonomi dhe pavarësi totale, por në një vend si Shqipëria ku çdo hallkë është infektuar në korrupion, përlyerja, me dashje ose jo, është e pashmangshme.
Kësaj here, në një situatë pothuaj diktatoriale, shteti zhbëri funksionin e tij rregullator dhe mbrojtës dhe shkelmoi dyert dhe materialet e mbarë popullit të tij.
Policia e shtetit nisi të largonte me forcë gazetarët, të cilët ishin para godinës ku ata punonin.
Gazetarët i kërkuan autoriteteve policore ndalimin e dhunës dhe njëkohësisht urdhërin që kishin marrë policia për të mos lejuara gazetarët.
Sipas gazetarit Osman Stafa, ajo që po ndodhte me gazetarët e News24 “është një dhunë e pastër”.
Ndërsa gazetari Isa Myzyraj gjatë konfrontimit me policinë, i kërkoi policisë e cili nisi dhunën ndaj gazetarëve se, “ku e ke urdhërin? Urdhrin e Ministris së Mbrojtjes?
Ju nuk duhet të zbatoni urdhëra të paligjshëm, zbatimi i urdhërit të paligjshëm është bashkëfajësi o zotri, unë kam respekt për ju se jeni polic por kur jeni betuar, jeni betuar për të mos zbatuar urdhëra të paligjshëm”
Më tej gazetari Artan Hoxha shprehet: “Ata janë thjesht punonjësit e radhës që po zbatojnë një vendim të padrejtë. Asnjëri nga ata nuk e ka as kurajon as integritetin profesional që të kundërshtojë një urdhër se ai ishte urdhër nuk ishte vendim.
Ishte një urdhër që vjen nga instanca më të larta të shtetit pra ata thjesht aty erdhën koshient për të zbatuar urdhërin që i ishte dhënë për ta marrë atë dhe për ta fikur sinjalin e Newsit dhe për ta marr atë redaki në kontroll dhe ky urdhër vazhdon të jetë në zbatim e sipër pavarësisht nje vendimi të qartë gjyqësor.”.
Avokatja Margarita Kola shprehet se “nuk e di si në këtë rast kaq shpejt pa ndonjë vendim gjykate vjen dhe ekzekutohet në këtë lloj mënyre domethënë jam vetëm me të drejtën e gazetarëve dhe të drejtën e ligjit, që cdo institucion shtetëror që nuk ka rëndësi se është polici a cfarë është, duhet të veprojë konform ligjit”, përfundoi ajo. .
“Policia ka qenë e ashpër në këtë moment me ne e padrejtë në formën si është sjellë dhe padiskutim ka qenë me sytë e mbyllur për të kuptuar se cila ishte ana e së vërtetës”- theksoi gazetarja Megi Latifi.
Sipas avokates Margarita Kola “patjetër që është një këmbanë alarmi sepse kur shkon dhe ja bën një media të tillë imagjinoni si mund të veprosh me një qytetar të pambrojtur i cili nuk e ka këtë lloj pushteti”.
Në Shqipëri duket se ngjarja pason ngjarjen, viktima, viktimën, fajtori fshihet pas fajtorit dhe media materializon informacionet e rëndësishme, të vërteta dhe që fshihen.
Sipas gazetares Megi Latifi “në fakt ne si gazetarë nuk përcjellim zërin tonë, ne përcjellim zërin e të tjerëve përmes zërit tonë dhe kjo është shumë e rëndësishme”.
Por a mundet një media t’a kryejë funksionin e saj nëse ia kyçin derën, në mënyrë që të mos ekzistojë më?
Gjykata e Tiranës vendosi qartë që gazetarëve të News24 duhet t’u kthehen sendet personale, dhe përmbarimi shtetëror duhet të asistojë në rikthimin e tyre.
Sipas avokates Margarita Kola “në dukje, në një farë mënyre ishte dhe një lloj fati i madh në thonjza nëse do ta them që është gjykuar nga një eksperte, gjyqtare e cila ka gjykuar cështjen, pa përmendur emra, është një nga ekspertet e cështjeve që kanë të bëjnë me standardet që ka vendosur Strasburgu në lidhje me lirin 137 e medias”
Por në terren, ndodhi e kundërta. Përmbaruesit shtetërorë nuk zbatuan vendimin e gjykatës, por urdhrin e një kompanie private KAYO, nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtes.
Na thanë se nuk mund të hyjmë me celularë. Një absurditet total. Në vendimin e gjykatës nuk shkruhet asgjë e tillë.
Fjala futet në pranga
Ligji i Forcës/ Operacioni KAYO: Dosjet e zhdukura
Çdo skandal i zbuluar është një hap drejt llogaridhënies dhe transparencës. Largimi i gazetarëve të Neës24 nga forcat e shtetit është një pasqyrë e marrëdhënies së vështirë mes pushtetit dhe medias. 9 Gushti 2025. Ora 07:00 e mëngjesit.
Në zemër të kryeqytetit, një media kombëtare, më e madhja informative në vend, u mbyll dhunshëm nga shteti shqiptar, që aspiruon për t’u futur në Bashkimin Europian.
Gazetarët e Neës24 u nxorën jashtë si armiq, ndërsa policia dhe ushtria rrethuan godinën e tyre të punës. Në zyrat e braktisura mbetën kompjuterë, dosje hetimore dhe kujtimet e një redaksie që për 25 vite i shërbeu publikut.
Sipas gazetarit Redi Saliani “Jemi përballur me efektivët e Policisë Ushtarake që na kanë penguar pa na dhënë një urdhër të shkuar. Ju kemi kërkuar efektivëve të Policisë Ushatrake të dim se pse nuk po na lejon të futemi, ketu është urdhëri na kanë thënë por nuk na e kanë dhënë këtë urdhër të shkuar”
Media është pushtet i katërt dhe si i tillë duhet të ketë autonomi dhe pavarësi totale, por në një vend si Shqipëria ku çdo hallkë është infektuar në korrupion, përlyerja, me dashje ose jo, është e pashmangshme. Kesaj here, në një situatë pothuaj diktatoriale, shteti zhbëri funksionin e tij rregullator dhe mbrojtës dhe shkelmoi dyert dhe materialet e mbarë popullit të tij. Policia e shtetetit nisi të largonte me force gazetarët të të cilët ishin para godinës ku ata punonin. Në një përplasje me gazetarët i kërkuan autoriteteve policore ndalimin e dhunës dhe njëkohësishtë urdhërin që kishin marrë policia për të mos lejuara gasetarëtr.
Sipas gazetarit Osman Safa ajo që po ndodhte me gazetërët e Neës24 “ është një dhunë e pastër”.Ndërsa gazetari i Isa Myzyraj gjatë konfrontimit me policinë ai kërkoi policsë e cili nisi dhunën ndaj gazetarëve se “Ku e ke urdhërin? Urdhërin e Ministris së Mbrojtjes? Ju nuk duhet të zbatoni urdhëra te paligjshëm, zbati i urdhërit të paligjshëm është bashefajësi o zotri, unë kam respekt për ju se jeni polic por kur jeni betuar jeni betuar për mos të zbatuar urdhëra të paligjshëm”
Më tej gazetari Artan Hoxha shprehet “Ata janë thjeshtë punonjësit e radhës që po zbatojn një vendim të padrejt, asnjëri nga ata nuk e ka as kurajon as integritetin profesional që të kundërshtoj një urdhër se ai ishte urdhër nuk ishte vendim, një urdhër që vjen nga instanca më të larta të shtetit pra ata thjesht aty erdheën koshient për të zbatuar urdhërin që i ishte dhënë për ta marr atë për ta fikur sinjalin e Neësit dhe për ta marr atë redaki në kontroll dhe ky urdhër vazhdon të jetë në zbatim e sipër pavarsisht nje vendimi të qart gjyqësor”.
Avokatja Margarita Kola shprehet “Nuk e di si në këtë rast kaq shpejt pa ndonjë vendim gjykate vjen dhe ekzekutohet në këtë lloj mënyre domethën jam vetëm me të drejtën e gazetarëve dhe të drejtën e ligjit, që cdo institucion shtetëror që nuk ka rëndësi se është polici a cfarë është duhet të veproj konform ligji”, përfundoi ajo. .]
“Policia ka qenë e ashpër në këtë moment me ne e padrejt në formën si është sjell dhe padiskutim ka qenë me sytë e mbyllur për të kuptuar se cila ishte ana e së vertetës”, theksoi gazetarja Megi Latifi
Një ditë kur pushteti vendosi të shuajë zërin kritik.
Një ditë kur shteti ligjor u dorëzua përpara forcës.
Një ditë kur fjala e lirë u fut në burg, pas dyerve të blinduara të një godine të rrethuar.
Sipas avokates Margarita Kola “Patjetër që është një këmban alarmi sepse kur shkon dhe ja bën një media të tillë imagjinoni si mund të veprosh me një qytetar të pambrojtur i cili nuk e ka këtë lloj pushteti”
Në Shqipëri duket se ngjarja pason ngjarjen, viktima, viktimën, fajtori fshihet pas fajtorit dhe media materializon informacionet e rëndësishme, të vërteta dhe që fshihen.
Sipas gazetares Megi Latifi “Në fakt ne si gazetarë nuk përcjellim zërin tonë, ne përcjellim zërin e të tjerëve përmes zërit tonë dhe kjo është shumë e rëndësishme”
Por a mundet një media t’a kryejë funksionin e saj nëse i’a kyçin derën, në mënyrë që të mos ekzistojë më?
Gjykata e Tiranës vendosi qartë që Gazetarëve të News24 duhet t’u kthehen sendet personale, dhe përmbarimi shtetëror duhet të asistojë në rikthimin e tyre.
Sipas avokates Margarita Kola: “Në dukje në një farë mënyre ishte dhe një lloj fati i madh në thonjza nëse do ta them që është gjykuar nga një eksperte, gjyqtare e cila ka gjykuar cështjen pa përmendur emra është një nga ekspertet e cështjeve që kan të bëjn me standardet që ka vendosur Strasburgu në lidhje me lirin e medias”
Por në terren, ndodhi e kundërta. Përmbaruesit shtetërorë nuk zbatuan vendimin e gjykatës, por urdhrin e një kompanie private KAYO, nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtes.
Na thanë se nuk mund të hyjmë me celularë. Një absurditet total. Në vendimin e gjykatës nuk shkruhet asgjë e tillë.
Kamera e fshehtë me përmbaruesit dhe Policinë Ushtarake
Policia Ushtarake:
Askush nuk lejohet të hyjë brenda me celular. Askush nuk lejohet të hyjë brenda me celular.
Gazetari:
Më jep vendimin e gjykatës që të dorëzoj celularin. Pse ti e ke telefonin? Ti pse e ke telefonin? Asnjë nga palët nuk duhet të ketë telefon, ti je palë…
le të vijë përmbaruesi të më sqarojë. O zoti Pjetër (përmbaruesi), a ka mudnësi të flas?
Mos më prek me dorë. Ore me fal, po zbatoj ligjin. Po zbatoj vendimin e gjykatës. O permbarues a ka mundësi të më sqarosh? Po zbatoj vendimin e gjykatës. O përmbarues, a ka mundësi të më sqarosh? Vendimi i gjykatës, të lutem më thuaj, ku e ka që ndalon sendet personale të gazetarëve?
Permbaruesi:
Është procedurë standarte? Që të prezantohem, unë jam Anxhela Beleshi, përmbaruese e çështjes që më është ngarkuar dosja. Jemi këtu për të zbatuar vendimin e gjykatës dhe duhet bashkëpunimi me secilën palë.Zotërinjtë kanë procedurat e veta. Do ta organizojmë kështu, se kemi firmosur proces verbalin me përfaqësuesit, organizohet puna kështu. Ato nuk pranuan të futen deri brënda se nuk pranojnë të dorëzojnë telefonat dhe sendet e tyre personale. Siç i kemi dorëzuar edhe ne, ne tani, do të futemi te zyra një e zëmë. Kush janë gazetarë, do marrin sendet e veta, do i shkruajmë një për një në proces verbal dhe do largoheni me sendet tuaja. Ça e keni urgjente, te rëndësishme…
Gazetari:
Në një vend ngjarje, merret ekpertiza e policisë nëse kanë ndërhyrë apo jo? Në një vend ngjarje, merret ekpertiza e policisë nëse kanë ndërhyrë apo jo?
Përmbaruesja:
Patjetër. Ti e di se kush janë sendet e tua personale, nuk e dimë ne, pikërisht.
Gazetari:
Kam 24 vite në këtë profesion.
Përmbaruesja:
Nëse ti sheh një fotografi të dëmtuar, se duket ajo se është e dëmtuar e zemë, e zemë marr një shembull thyer, do e përshkruajmë: “u gjet një kornizë e thyer. Ëshë korniza e thyer do e shkrujm ne u gjetë kornizë e thyer, një dokument i grisur, i zhubrosur, i mbuluar me korrektor. Këto do të pasqyrohen në proces verbal
Gazetari:
Ato që janë prezent?
Përmbaruesja:
Ato që janë prezent patjetër.
Gazetari:
Po ata që kanë ikur? (I kanë marrë)
Përmbaruesja:
Ato nuk mban përgjegjësi …
Gazetari:
Ky inistucion kur fillon punë?
Përmbaruesja:
Unë nuk di të jap përgjigje për këtë
Gazetari:
Zotërinjtë i kam pare te marrin gjerat e mia ne katin e dyte, e kam filmuar, e kam dokumentuar. Zotërinjtë i kam parë të marrin gjërat e mia në katin e dytë, e kam filmuar, e kam dokumentuar. Je mbi palët apo palë me ta?
“Unë mendoj të gjitha mjetet ligjore që ju jep ligji qoft përkundrejt përmbarusve qoft përkundrejt policis së shtetit prandaj thash kjo është një betej ligjore tani për të vën në vend të drejtën tuaj për të gjitha shkeljet që kanë ndodhur”, u shpreh avoktja Margarita Kola.
Përmbaruesja:
Sigurisht që jam mbi palët.
Gazetari:
Atëhere çfarë lidhje ka firma. Më fut brenda, më krijo kushtet sipas vendimit të Gjykatës. Unë po të them pa bërë ekspertizën nuk kam si ja bëj more zotri. Unë nuk firmos gjë.Unë po të them pa bërë ekspertizën nuk kam si ja bëj more zotri. Unë nuk firmos gjë.Nëse është shqyer dera unë dua ta dokumentoj, ti nuk po thërret policinë të shikoj vendin engjarjes. Ai ka hyrë në shtëpin time, më ka grabitur, të lutem ma dokumento.Ai ka hyrë në shtëpin time, më ka grabitur, të lutem ma dokumento. Jam shumë i qetë para ligjit. Shumë i qetë.
Përmbaruesja:
Une jam këtu me kolegët e përmbarimit për tu shoqëruar ju të shikoni sendet tuaja.Në qoftëse ju mungon diçka e shkruajmë këtu, më mungon kjo gjë .
Gazetari:
Ore ti ke hajutin brënda e thua dil ti. Gjykata më thotë futu, më krijo kushtet zotëri.Më krijo kushtet
Përmbaruesi:
Do të jenë të gjithë palët, palët janë kreditori, debitori. Janë palë debitore.
Gazetari:
Do më lejosh të zbatohet vendimi i gjykatës, më lejo të futem në zyren time?
Përmbaruesi:
Po.
Gazetari:
Do jetë në prezencë të kredituesit dhe debitorit, kështu bëhet.
Përmbaruesi:
Nëpërmjet përmbarimit, që në rastin konkret janë gazetarët e Fokus Media Neës dhe debitorit që janë shoqëria KAYO.
Gazetari:
Ore këta janë dhunuesit, janë hajdutët që kanë hyrë dhe kanë grabitur.
Përmbaruesi:
Po pra debitori.
Gazetari:
Perse nuk po zbatohet vendimi i gjykates? Më gjej tek vendimi i gjykates që thotë nuk lejohen celularët? Nuk lejohen gazetarët, nuk lejohen gratë, nuk lejohen femrat. Ore pse behet shteti kështu banditeskt komplet.
Përmbaruesi:
Është rregullore e brendëshme e policisë ushtarake që të kontrollohet nga një oficere femër. Është rregullore e brendëshme e policisë ushtarake që të kontrollohet nga një oficere femër. Këto janë pretendimet tuaja, janë hamendësime ne nuk po ecim me hamedësime, ne kemi nje vendim gjykate.
Gazetari:
Ma lerë ta vërtetoj vlla, ma lerë ta vërtetoj. Mua më ka hyrë në shtëpi, ta vërtetoj më është thyer shtëpia ime, kaq. Nëse vendimi i gjykates thotë të mos futen gazetarët me celularë dhe të mos shikojnë vendin…
Gazetari:
Dhe thonë këta çfarë të duan, unë nuk e bëj dot. Nuk e shkel ligjin.
Sipas Sipas avokates Margarita Kola “Kur doli vendimi i gjykatës për të marr sendet personale ju nuk u lejuat të futeshit me mjetet tuaja persoanle. Është kompet në kundërshtim me ligjin, sepse unë kam asistuar në ekzekutime vendimesh dhe palët kanë filmuar është një filmim i cili mund të kryesh kanë pasur frikë pra nëqoftëse ka ndodhur kjo situatë pyetja e çdo njeriu është përse e kanë bër nga çfarë kanë pasur frikë pra cdo gazetarë për më tepër që ju ishit të gjithë gazetarë dhe do mernit sendet tuaja personale ti heqësh gazetarit mjetet e punës që janë telefoni janë regjistrusët e bisedave, ku qenëdron problemi”?.
Kamera e fshehte
Përmbaruesja:
Vendimi i gjykatës thotë që të hyni sot për të marrë sendet personale. Dhe ne jemi këtu për këtë punë.
Gazetari:
Ju kush jeni?
Gazetari:
Unë jam përmbaruesja gjyqësore Majlinda Vasili. Vendimi i gjykatës thotë të merren sendet personale. Unë nuk kam punë me Policinë Ushtarake dhe as me firmën KAYO. Në vendim nuk thuhet që të hiqen celularët.
Përmbaruesja:
Thotë Kodi i Procedurës, thotë që duhet të jetë i pranishëm debitori.
Gazetari:
Unë dua të vërtetoj nëse është thyer zyra ime, dua ta di kush ma ka thyer? Ku do bëj denoncimin?
Përmbaruesja:
Do ta shkruajmë, ne kemi ardhur që të bëjmë një procesverbal.
Përmbaruesja:
Të gjitha palët në proces gjyqësor janë të detyruar të jenë prezent gjatë ekzekutimit. Duhet të jenë prezente, ashtu sikur ju, në cilësinë e kreditorit, ata në cilësin e debitorit.Nëse diçka ty të mungon në zyren tënde, unë do ta mbaj në procesverbal këtë gjë.Sepse nuk ka nevojë, as për foto, as për celular. KAYO ka një rregullore të veten, të cilën i nështrohem unë dhe të gjithë bashkë. Ky institucion ka rregullat e veta, ky institucion ka këtë rregull.
Përmbaruesja:
Ne të gjitha palët, që do marrim pjesë në këtë ekzekutim, do i nështrohemi këtij rregulli, kaq.
Gazetari:
Ke ardhur të zbatosh vendimin e gjykatës, po të pyes?
Përmbaruesja:
Vendimi i gjykatës për mua ekzekutohet, nuk ka nevojë se e kishe apo jo celularin.Vendimi i gjykatës për mua ekzekutohet, nuk ka nevojë se e kishe apo jo celularin.Nuk mundet ta them se ta ndalon vendimi, ta ndalon ai zotëria atje, ka një rregull.
Gazetari:
Kush ma ndalon? Kush ma ndalon? A je mbi palët?
Përmbaruesja:
I kanë dorëzuar celularët të gjithë.
Gazetari:
Jo, jo, do të jesh mbi palët, zonjë. Je përmbarues duhet te jesh mbi palët, duhet të jesh mbi palët.
Policia Ushtarake:
Të lutem hajde dilni jashta. Do dorëzosh telefonat.
Gazetari:
Unë po zbatoj ligjin ai më thotë dil mos dil, është sot ajo dhe ata përmbaruesit.
Policia Ushtarake:
Të lutem në qoftëse nuk i dorëzoni çfarë po ju kërkojmë (celularët) do dilni jashtë.
Gazetari:
Mbi çfarë ligji e ke ti? A ka mundësi? Më thuaj një nen a një ligj që i referohesh?
Policia Ushtarake:
Nuk jamë këtu për të treguar ligjin.
Unë jam këtu …
Gazetari:
Për çfarë je?
Policia Ushtarake:
Jam policia ushtarake.
Gazetari:
Për të treguar forcën?
Policia Ushtarake:
Për të siguruar …
Gazetari:
Për të mos lejuar gazetarët? Të vijë përmbaruesi të më nxjerri, ai më thirri, përmbaruesi të më nxjerri.
Policia Ushtarake:
Të thirra unë.
Gazetari:
Ti zbato vendimin e gjykatës.
Policia Ushtarake:
Nëse nuk dorzoni celularët do dilni jashta.
Gazetari:
Ti je mos me zbatuar ligjin?
Gazetari:
Jemi shtet ligjorë nuk e kemi privat.
Gazetari:
Ka një përmbarim, ti nuk ke punë, ju jeni përfaqësues i një firme private.
Policia Ushtarake:
Proceduara është kjo, do dorëzoni dokumentat atje, do dorëzoni celularët, do regjistroni aty numrin e ID.
Policia Ushtarake:
Do hidhni firmën dhe vazhdoni proceduren pastaj
Gazetari:
Përse duhet të dorzoj celularin, ka mundësi ta di unë?
Policia Ushtarake:
Është procedur ajo
Gazetari:
Sot përmbarimi shtetëror me vendim gjykate është mbi ty mbi mua mbi të gjithë.
Gazetari:
Unë kam ardhur të zbatoj një vendim gjykate, do më lejosh të zbatoj një vendim të gjykatës?
Policia Ushtarake:
Dorëzo celularët, vazhdo.
Gazetari:
Më jep vendimin e gjyatës, që thotë duhet të dorëzoj celularët.
Policia Ushtarake:
Nëse nuk pranon vazhdojm përjashta.
Sipas avokates Kola: Unë mendoj që duhet të shfrytëzoni të gjitha mjetet ligjore që ju jep ligji qoftë kundrejtë përmbaruesve qëoftë kundrej policisë së shtetit. Prandaj thashë është një e drejtë ligjore për të vën në vënd të gjitha shkeljet që kanë ndodhur.
Kyeredaktorit Olsi Avdi u shpreh “Kur vajtëm pam redaksin ishte një gjendje e mjerushme nuk kishte ngelur asgjë, tavolina nuk kishte kompjuterat ishin fije-fije domethën cdo e dhën që kishim ne në redaksi ishte shkatrruar kanë arritur të marrin edhe kartat e telivizioneve me pages”.
Sipas kyeredaktores Anila Ahmataj: “U prek kompjuteri im dosjet e mija përfunduan aty ku nuk i gjeta dot të paktën dosjet numrat e kontakteve edhe shumë materiale të cilat i kisha të ruajtura mbi tryezën time dhe në sirtarët e tavolinës time nuk i gjeta”.
Sipas drejtorit të BalkanWeb Leonard Quku: “Është bastisur është plaëkitur njëra nga godinat nga KAYO dhe Policia Ushtarake pra kolegët tanë dhe sot e kësaj dite nuk i din ku i kanë sendet e tyre persoanle”
Sipas kryeredaktores së gazetës Panorama, Valentani Madani: “Materislet që vinin dhe nga qytetar të ndyshëm kryesisht ankoheshin për cështje të pronësis që ishin në proces zhvillimi ato nuk gjenden sot ishin materialet e gazetarëve ishin materialet e mija ishin dosje të ndyshme ishin analiza në përpunim që sot nuk i kemi për shkak të situatës që u krijua për shkak të rrethimit të godinës për shkak të forcave të Policisë dhe të Ushtris”.
Sipas drejtorit të Panorama Online Fation Binjaku: Futet IKMT domethën papritur vendimin e gjykatës dhe të filloj të shembi urën e transmetimit të televizionit ku ishin lidhur serveri, arkiva, transmetimi dhe regjia ta dëmtoj atë me skavator domethën është rast unikal”.
Sipas kryetarit të AGSH, Isa Myzyraj: Ka qenë formë e pastër kërcënimi, intimidimi ndaj gazetarëve ndaj medias por ndaj liris së medias mbi të gjitha ka qenë një skenar i mirëorganizuar një skenar i cili është përgatitur dhe është zbatuar nga disa persona që kanë vendosur për ta shkelmuar ligjin shqiptar dhe ligjin ndërkomëtar.
Sipas gazetarit Artan Hoxha: Jemi në 2025 nuk ka asnjë motiv asnjë arsye asnjë vendim gjyqësor asnjë procedur ligjore qe ja mundëson kujdo autoritetin shtetëror ti fiki sinjalin në transmetimim direkt një media aq më tepër televizionit më të madh informativ në vend dhe kjo ishte gjëja e padëgjuar e pamotivuar dhe sot nuk gjej dot një arsye se përse duhet të shkosh deri në këtë hap.
Kështu, vendimi i gjykatës u zëvendësua me vendimin e një kompanie. Dhe shteti heshti.
Ndërsa më tej avokatja shtoi “përmbarimi nuk duhet të punoj me urdhëra nëse ka punuar me urdhëra është fare hapur në shkelje të ligjit. Përmarimi duhet të punoj vetëm me vednime gjykate”
Ligji i KAYO-s” mbi shtetin
“Firma KAYO, që pretendon pronësinë e godinës, hyri si në një fushë beteje. Ndërsa nuk ka paraqitur asnjë dokument ligjor që kjo godinë i është dhënë kësaj firme. Ndërsa në krye të operacionit ish-drejtori i policisë së shtetit ishte vendosur së shtetit dhe aktualisht drejtori i firmës KAYO, Ardi Veliu.
Sipas Sipas avokates Margarita Kola “Ky person që vjen pët të ekzekutuar këtë vendim, vendim nuk ka por që vjen të ekzekutoj dhe të kryej disa veprime të caktuara mbi gazetarët qoft dhe mbi godinën që e ka gjithashtu titullar tek firma KAYO e cila është një pal në këtë proces ose në këtë mosmarrveshje ligjore kështu që këtu ka një konflikt interesi
Pasditën e 9 Gushtit rreth orës 16.00 policia e shtetit u largua nga oborrri brënda godinës Neës24, dhe vendin e tyre e zunë policia Ushtrake e punonjës të firmës KAYO. Sapo doli policia nga oborri i godinës, ku në hyrje krijoi një kordon policor, me qëllimin e vetëm mos lejimin e gazetarëve, punonjës civil nën mbikqyerjen e policisë ushtrake dhe firmës KAYO, hynë në ambientet e godinës dhe zyrat e gazetarëve. Ky nuk ishte më një konflikt civil mes qiradhënësit dhe qiramarrësit.
Sipas avokates Kola: “Patjetër që është antiligjore, aksush nuk mundet të vij të futet në një pronë private pa pasur një vendim gjykate”.
Ky ishte një sulm i drejtpërdrejtë mbi redaksinë e gazetave, webeve dhe dy televizioneve: News24 dhe Panorama TV. Ky akt nuk ishte vetëm një shkelje administrative, ishte një formë e vetgjyqësisë institucionale, ku autoriteti i ligjit u zëvendësua nga “gjuha” e forcës.
“Nderhyrja e policis ishte e paligjme jo propocionale dhe një her askush nuk guxon të marri informacionet sensitive të gazetarëve sepse duke marr informacionet sensitive zbulohen dhe burimet të cilat e ka thën fare qart gjykata e Strasburgut e ka vendosur standard, gazetari nuk ka detyrë dhe detyrim të japi burimet nga e ka marr ai informacionin” u shpreh avokatja Margarita Kola
Moszbatimi i vendimeve të gjykatës nga një kompani si KAYO, drejtuar nga ish-punonjës të policisë, nuk është vetëm sfidë ligjore, është kërcënim institucional. Ligji humbet fuqinë e tij kur individët bëhen gjykatës, prokurorë dhe ekzekutorë njëkohësisht. Ky fenomen shfaq një grusht të fshehtë mbi institucionet, ku rendi dhe drejtësia shndërrohen në fjalë të zbrazëta. Çdo refuzim për të zbatuar vendimet gjyqësore është një plagë për shtetin dhe humbet besimin e qytetarëve. Sot e pësuan gazetarët, po qytetarët çfarë mund të presin?
Sipas Sipas avokates Margarita Kola: “Kur bëhet kundra gazetraëve më thoni kush jane mekanizmat mbrojtës të qytetarit përkundrejt një ndërhyrje të tillë abuzive dhe në kundërshtim me ligjin”.
Ajo që e bën më të dhimbshme situaten është heshtja e inisutuconeve, të cilët janë “dorëzuar” para indivitit që abuzon me ligjin dhe falë mbështetjes politike vazhdon të jetë i lirë.
Sipas avokatit Arben Llangozi: ”Aq e rënd është nderhyja e policis sa mund të cënoi dhe këto të dhëna mund të bien në dorë të Ard Veliut. Ne kemi djeni të plot ju ne të gjithë që ai është pjesë e oligarkis për të cilët ju keni investiguar apo është pjesë e grupeve kriminale, të mos harrojm që ka shoqëruar Kelmend Balilin dhe shumë të tjerë dhe nëqoftëse ne do ti referohemi dhe faktit dhe publikimet e SKY që ne kemi par në dosjen e tij apo dhe vetë prokurori i posacem ka thënëë që policia e shtetit është e inkrimunuar dhe i referohet atyre përgjimeve apo atyre tabulateve telefonike që kanë nga përgjimet SKY i referohet periudhës së Ard Veliut”.
Sot News24, po nesër…?
Sipas gazetarit Artan Hoxha: “Atë që ja bëri News24 ai mund tja bëj dhe mediave të tjera ka shembuj të mëparshëm nuk është bër në këtë formë por kjo formë ishte shumë arrogante dhe shumë agresive dhe për të dëshmuar që unë jam zoti këtu dhe unë kam në dorë fatin tuaj, fatin e të gjithve
Në dosjet më problematike që janë marrë në ambjenete e godinës së News24 dhe konkretisht në zyrat e gazetarëve janë dosjet më të mëdha sikurse ishte ajo mbi zv. Ministren Belinda Balluku, ku u favorizuan persona të lidhur me familjen e saj në tendera publikë. Po ashtu, u morën edhe dosjet mbi zv. Kryeministrin Ceno Klosi, ARSH, Tatimet dhe institucione të tjera.
Sipas Sipas avokates Margarita Kola: “Strasburgu e ka vendosur këtë standardin që gazetari nuk është i deturuar të japi burimin e informacionit pikërisht Strasburgu e ka vendosur këtë standard për ta ruajtur gazetarin sepse nëqoftëse gazetari është i detyruar të japi burimin e informacionit atëher ai është gjithmon i rrezikuar ai është gjithmon i shinjestruar sepse gazetari për shkak të profesionit që ka mundet të vej dhe të zbuloj dhe të gjej materiale dhe informacione për njerëz që mund të jen në shkallët e larta të pushtetit domethën që mund të kenë akses të përdorin forcën e tyre kundër gazetarit pushtetit të tyre ndaj gazetarit. Prandaj është shumë e rrezikshme sepse sot bëhet tek News24 nesër mund të ndodhë në një media tjetër.
Duke dekonspiruar punën e gazetarëve, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e njerzëve të korruptuar dhe që kanë abuzuar me pushtetin duke shkelur ligjin’
Shkelja e ligjit nga Policia dhe KAYO
Pamje nga momenti kur policia hyn në godinë.Policia e Shtetit hyri në ambientet e Neës24 pa vendim gjykate dhe pa përmbarim. Ky veprim bie ndesh me ligjet themelore të Republikës së Shqipërisë. Sipas ekpertëve ligjorë, kjo kompani ka sheklur ligjin, pasi
Sipas Neni 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë:
“Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të tij të ligjshme ose në rast mosmarrëveshjeje për t’u përcaktuar detyrimet e tij, ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.
Sipas Sipas avokates Margarita Kola “Nuk ka qenëë fare e nevojshme të nderhyj as policia as ushtria në një godinë kur marrdhënia ka qenë ndërmjet një media dhe autoriteti tjetër i cili e ka dhënë godinën me qera”
Sipas gazetares Klodiana Lala: “Këtu janë dy godina dhe të gjithë thon se Neës 24 po qenëdron në godina të zaptuar nuk është e vërtet kjo. Ministria e ka sqaruar shumë qart dje njëra nga godinat ka kontrat deri në vitin 2033 dhe më thono përse në atë godinë nuk lejohen gazetarët? Le të më thot cildo ministër cilido drejtor cilido funksionar përse unë dhe ju dhe gjithë kolegët që janë prapa nesh nuk lejohen që të shkojn dhe të hyjn në vëndin e tyre të punës. Më thoni përse nuk transmetojm zjarret që po djegin Shqipërin përse nuk po transmetojm ngjarjet përse nuk po transmetojm ato cfrë ne në fakt duhet të informojm publikun. Dëgjo myllja e një media në fakt nuk i bën dëm disa gazetarëve një grushti gazetrarësh por ju bën dëm gjithë interesit publik”
Neni 17 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë:
“Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore mund të vendosen vetëm me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Në asnjë rast kufizimi nuk mund të cenojë thelbin e të drejtave dhe lirive. Çdo veprim që cenon të drejtën e pronës, lirinë personale, ose veprimtarinë e medias, pa vendim ligjor ose gjyqësor, është i paligjshëm dhe penalizohet sipas ligjit.”
Sipas Sipas avokates Margarita Kola “Unë mendoj që vendimi i gjykatës ka qenë plotësisht i drejt i mbështetur në standardet e gjykatës së Strasburgut në lidhje me çështje të tilla”
Neni 192 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, shpërdorimi i detyrës:
“Kryerja ose moskryerja e veprimeve nga punonjësi i shtetit apo personi publik, në kundërshtim me ligjin, me qëllim për të sjellë përfitime ose dëme të padrejta për palë të tjera, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Çdo veprim që cenon të drejtat e palëve të treta, duke përfshirë media ose institucione që bëjnë punën e tyre për të zbuluar korrupsionin, është i dënueshëm sipas këtij neni.”
Sipas Sipas avokates Margarita Kola: “Policia sipas ligjit ka vetëm detyrë nuk ka detyrë të bëhet pal me asnjë as me kreditorin as me debitorin në një ekzekutim të vendimit të gjykatës. Polcia duhet të rri aty dhe është vetëm garantuse e marvajes së procesit që do të thotë nëse palët krijojn ndonjë konflikt ndodh ndonjë situat e tensionuar e të gjitha por nuk kan detyrë as të japin mendim dhe as dhe as të bëhen palë me asnjë nga palët sic thash as me debitorin as me kreditorin pra as me atë që kërkon ekzekutimin e vendimit dhe as me atë tjetrin përkundrejt kryhet ekzekutimi i vendimit. Natyrisht nëse është vepruar në mënyrë të till sepse unë nuk kam qenë aty prezent nëse ështe vepruar në mënyrë të tillë është totalisht në kundërshtim të ligjit por dhe pak më lart në kundërshtim të parimeve të së drejtës. Është plotësisht në kundërshtim të ligjit dhe parimeve të së drejtë”.
Neni 283 të Kodit të Procedurës Penale – Detyrimi për marrjen e kallëzimit penal:
“Policia dhe organet e tjera shtetërore janë të detyruara të marrin dhe regjistrojnë çdo kallëzim penal dhe ta përcjellin atë pa vonesë tek prokurori kompetent. Mosveprimi i policisë kur ka një kallëzim penal është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit dhe përgjegjësia bie mbi drejtuesit e saj.
Policia, pasi ndërpreu energjinë elektrike, për të shmangur xhirimet e kamerave të sigurisë, duke zggjëur ditën e shtunë, dhe kohën kur një pjesë e mirë stafit të gazetarëve ishin me pushime, hyri me forcë, nxori gazetërët dhe i vendosi kyçin portës dhe më pas thirri ushtrinë për të rrethuar godinën. Gazetarët u detyruan të kërkonin ndihmë në komisariatet e policisë, por thirrjet e tyre për ndihmë u injoruan.
Gazetari Igli Çelmeta në një lidhje telefonike me Policinë e Shtetit, kërkoi ndihmë për të aksesuar tek materialet e tij dhe kryer një denoncim, por polcia nukj erdhi panvarësishtë kërkesës për ndihmë.
“Përshëndetje telefonuam rreth 30 minuta më parë, jemi gazetarët e News24 një ditë më parë Gjykata ka dhën një vendim që ne si gazetar të futemi në ambientet e televizionit dhe të marim sendet tona personale dhe të aksesojm një godinë tjetër për të cilën kompania shtetërore KAYO nuk ka pretendime ndërkoh përmarimi ndodhet brënda që prej 4-5 orësh së bashku me përfaqësues të kompanisë KAYO dhe nuk na lënë të futemi brenda”.
Policia: Kemi folur pak më para me kolegun…
Gazetari: Po dhe ju na thatë që do të dërgonit një patrullë, nuk ka ardhur akoma…
Policia: Do rinjoftoj përsëri. Mirupafshim gjithë të mirat.
Në rastin e News24, policia nuk mori as kallëzimin tonë dhe u bë pjesë e shkeljes së ligjit, duke lejuar hyjnë në zyrat tona pa asnjë vendim gjykate.”
Në një rastë të ngjashëm, gazetarët e emisionit “Vetting” kërkuan të denonconin në një nga komisariatet e policisë së kryeqytetit, faktin që qiraxhiu nuk i kishte paguar qiranë, por oficerët e policisë së këtij komisariati i sugjruan gazetarëve që duhej ti drejtoheshin gjykatës administrative. Është ajo që zgjidh konfliktin e problemin dhe jo policia e shtetit, “Nuk na lejohet ne të ndërhymë”- u shpreh oficeri i policisë.
Pamjet e fshehta nga komisariati tregojnë zyrtarët që thonë:
Gazetari:
Kam një qiraxhi që kam tek shtëpia …
Zyra e informacionit Policisë së Shtetit:
Tek sporteli tjetër
Zyra e informacionit Policisë së Shtetit:
Tek sporteli tjetër..
Gazetari:
Si jeni, mirë?
Zyra e informacionit Policisë së Shtetit:
Po.
Gazetari:
Kam një qiraxhi, ka tre vite që jeton atje, dy vite, ka paguar qiranë. Tani nuk po ma paguan më. Ka një vit si ta nxjerr? Si t’ja bëj?
Gazetari:
Mundet të zgjidhet me polici kjo?
Zyra e informacionit Policisë së Shtetit:
A ke letra noteriale?
Gazetari:
Me letra, po mo patjetër.
Zyra e informacionit Policisë së Shtetit:
Sa lekë të ka gjithësej?
Gazetari:
Ka një që nuk paguan (qiranë).
Zyra e informacionit Policisë së Shtetit:
Sa e ka qiranë ai?
Gazetari:
400 mijë.
Zyra e informacionit Policisë së Shtetit:
Bëj kallëzim tek oficeri. Ja se të sqaron ai.
Gazetari:
Ky është?
Zyra e informacionit Policisë së Shtetit:
Po.
Oficeri i Policisë së Shtetit:
Si je?
Gazetari:
Mirë.
Oficeri i Policisë së Shtetit:
Si dukesh, burrë i fortë? Si e kaloni?
Gazetari:
Tani kam një shtëpi tek…
Gazetari:
Nipi ka futur një qiraxhi para tre vitesh.
Oficeri i Policisë së Shtetit:
Po.
Gazetari:
Ka dy vite paguajti ai në rregull.
Gazetari:
Tani nuk paguan, më hidh në gjyq më thotë. Nuk paguan, ka 400 mijë lekë (te vjetra) në muaj nuk janë pak. Si i bëhet mundet të ma thuash, si mundet ta zgjidh?
Oficeri i Policisë së Shtetit:
Ka bërë nipi kontratë me atë?
Gazetari:
Shumë bukur.
Oficeri i Policisë së Shtetit:
Kush e ka kontratën?
Gazetari:
E ka nipi kontratën, s’e kam unë.
Oficeri i Policisë së Shtetit:
Po ta lexosh atë kontratën në fund fare thotë, palët për çdo marrëveshje, prishje të kontratës ose mosmarrëveshje i drejtohen Gjykatës.
Oficeri i Policisë së Shtetit:
Se këto janë padi civile, nuk janë… Këto raste nuk ndiqen nga policia.
Oficeri i Policisë së Shtetit:
Se këto janë padi civile, nuk janë…Këto raste nuk ndiqen nga policia
Oficeri i Policisë së Shtetit:
Qiradhënie, qira marrëse janë padi civile.
Për qytetarët e thjeshtë, policia respekton ligjin. Për Neës24, policia e shkeli atë. Ky nuk është thjesht një shkelje procedure është një sulm i hapur ndaj lirisë së medias dhe drejtësisë. Çdo dosje që po hetonte korrupsionin u mor, çdo kompjuter dhe dokument u zhduk. Ky është atentat ndaj gazetarisë, ndaj informacionit publik dhe drejtësisë. Për më tepër kur ligji shkelet pikërishtë nga ata që duhet ta ruajn të parët, policia dhe ushtria dhe shteti heshtën.
Sipas avokates Kola: “Policia nuk duhet të bëhër pal me askënd duhet të rri aty vetëm të siguroj rendin aty që palët mos të bihen preh e ndonjë konflikti”.
Reagimet ndërkombëtare
Ngjarja tronditi partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Bashkimi Europian, OSBE dhe organizatat e gazetarëve e cilësuan sulmin si një precedent të rrezikshëm për demokracinë. Të gjithë ata kanë shprehur shqetësimin e thellë për mënyrën se si u trajtua një media që denoncoi korrupsionin dhe shkeljet e shtetit ligjor.
Sipas avokates Kola: “Ambasadat dhe të huajt kan reaguar për arsye se ky është një standard që nga ta nuk vihet më në diskutim këtë standard e vë në diksutim vetëm institucionet tona sepse të vish dhe të ndërhyjsh në mënyrë të till pa pas një vendim pa zbatuar asnjë procedur pa paralajmëruar asgjë të vij dhe të ndërhyj.”
Përfaqësuesi i BE-së në Tiranë u shprehen se:
“Liria e medias është gur themeli i demokracisë. Ajo që ndodhi me Neës24 është shqetësuese dhe nuk duhet të përsëritet. Institucionet shqiptare duhet të sigurojnë që gazetarët të jenë të mbrojtur dhe të mos frikësohen për raportimin e tyre.Ne presim që çdo akt i dhunës dhe ndërhyrjes së paligjshme të hetohet menjëherë dhe autorët të përballen me ligjin. Çdo tentativë për të asgjësuar një media të pavarur është një kërcënim i drejtpërdrejtë për demokracinë dhe transparencën në vend. Bashkimi Europian do të monitorojë situatën dhe do të kërkojë garantimin e plotë të lirisë së medias në Shqipëri.”
Reporters Without Borders deklaori:
“Ne dënojmë ashpër këtë sulm. Shqipëria po dërgon një sinjal të keq: gazetarët nuk janë të mbrojtur.Ky precedent rrezikon të heshtë çdo zë kritik dhe të ndikojë negativisht në gazetarinë investigative në vend. Autoritetet duhet të respektojnë kontratat dhe të garantojnë që media e pavarur të funksionojë pa ndërhyrje. Ndërsa sprehen se “do të vazhdojmë të mbështesim gazetarët dhe të kërkojmë që drejtësia të vihet në vend.”
Ndërsa OSBE u shpreh:
“Ky aktë është në kundështim me standartet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes. Gazetarët duhet të hjenë të mbrojtur dhe të punojnë pa frikë, nga ndërhyrjet e shtetitr apo të kompanive private. Ne u bëjm thirrjeve autoriteteve shqiptare të respektojn ligjin dhe të sigurijnë qasje të lirë në mendia. Çdo sulmk ndaj një media të pavariur është një kërcënimk për të gjithë shoqërin dhe demokracinë. OSBE do të vazhdoj të ndjek nga afër zhvillimet dhe të raportij mbi çdo shkelje të lirisë së mediave”.
Këto janë disa nga reagimete ndërkombëtarve por që numri i tyre është akoma më i madh, ku dënojn me forcë, ndërhyrjen në mënyrë banditese tek ambiente të punës të gazetëve të News24 dhe marrjen e sendeve të tyre.
Sipas gazetares Megi Latifi “ Po dhe një xhaket e imja është cënim i së drejtës për të pasur gjërat e mija persanale të cilat ende nuk i aksesojm sepse ndodhen në godinën tjetër. Godinë e cila me vendim gjykate na takon për tu aksesuar dhe për të vijuar punen por që për cudi ushtarët vijojn të qenëdrojn atje duke mos na lejuar për tu futur në godinë.”
Panorma televizon ka një kontratë qiraje të vlefshme deri në vitin 2033. Asnjë gjykatë nuk e ka shpallur të pavlefshme këtë kontratë. Sipas gazetarit Artan Hoxha “Në fakt nuk ka qenë ky proanr që ka marrë godinën ku ndodhet News24 me qira. Personi që kamarrë me qira klëtë godinë dhe që sëbashku me televizionin i kaloj edhe kontratën e qirasë pronarit aktual ëështë sot një pronar i medias që është krahu i djatht i qeveris. Madje sotë që flasim personi që drejton vëndin dhe është kryeministër, ka qenë kryetar Bashkie në atë kohë, kur edhe ka lidhur kontraten e qirasë”
Por pavarësisht kësaj, një kompani private dhe policia e shtetit e shkelën. Ky është thelbi i shkeljes: shteti ligjor u nëpërkëmb dhe kontrata u zëvendësua nga forcat e armatosura. . Sipas gazetares Kodiana Lala “Vendosi të vinte një ditë të shtunë kur ishtte pushim dhe e dinte shumë mirë që një pjesë e gazetarëve ishte pushim ku institucionet janë të mbyllura.”
Sipas gazetarit Artan Hoxha: “Prezenca kaq e madhe e policis ardhja pastaj e mediave të policis ushtarake veprmi kaq haptazi pa e car kokën fare se cili do të jet reagimi pubik i medias tregon një arroganc brutale
Ekspert ligjor, avokatet shprehen se:
Sipas avokatit Redi Ramaj: “Futja e vrullshme e e policis dhe e policis ushtarake në mënyrë flagrante në shkelje me ligjin ka sjell pasaojat që jan tjetërsuar sendet dhe materiale të televizionit apo të gazetarëve që kishin materiale personale qoft paisje qoft lapotop, dokumenta të cilat i përkisnin atyre. Nuk mundet që këto dokumenta të administrohen nga policia e shtetit apo nga ushtria, nuk ja lejon ligji dhe nuk kanë asnjë kopetenc, detyrë apo asnje urdhër për të vajtur deri në këtë pikë”.
Sipas avokatit Arben Llangozi: “Mosfunksionimi në kohë i ligjit gjithmon sjell pasoja dhe vazhimësi të një veprimi krimanal jo vetëm në kërë rast por dhe në shumë raste të tjera mosnderhyrja në kohë e prokuroris ka lejuar që aktiviteti krimanl të zgjerohet në kohë edhe në rastin konkret padyshim që është një veprim i till që mosnderhyrja në kohë të sjelli pasoja pra prokuroria e posacme duhet minimalisht të kishte filluar një hetim që të tregonte autoritetin e sj dhe pavarsin e saj ndaj pushtetit që është pushteti qenëdror dhe në rastin konkret me mosveprimin e saj dashur padashur e bën veten pis që është pal me institucionin shtetëror”.
“Nëse kontrata ekziston, askush nuk mund të nxjerrë qiramarrësin pa një vendim gjykate. Kjo është shkelje flagrante e ligjit. “Veprimet e ndërmarra këtu shkelin Kodin Civil dhe ligjin për medias, duke krijuar një precedent shumë të rrezikshëm.
Sipas gazetarit Artan Hoxha: “Është një mesazh i qart për të gjithë mediat dhe është një kërcenim serioz për të gjithë të tjerët edhe për gazetarët së pari edhe individualisht edhe për grupin mediatik por edhe për të gjithë mediat në tërsi por tregon e sa të pafuqishëm jemi dhe sa represiv dhe regresiv është ky shtet është në rast se të tagreton të bën gjëmën, dhe ti nuk ke mundësi as ku të ankohesh dhe as ku të gjesh të drejtën”.
Çdo ndërhyrje e forcës në pronë private pa vendim gjykate është jo vetëm e paligjshme, por edhe e rrezikshme për institucionet shtetërore që duhet të mbrojnë shtetin ligjor. Ky rast është një sinjal i keq për investitorët dhe gazetarët që veprojnë në Shqipëri, pasi tregon mungesën e sigurisë juridike.”
Sipas avokates Kola”: Edhe kur ke një vendim gjykate ti duhet të lajmërish me urdhër ekzekutimi vullnetart pakën debitore, pastaj duhet tëxnerrësh njhë uirdhër ekzekutimi në qoftëse pala debitore nuk e ekzekuton nëmënyrë vullnetare vendimin e gjykatës dhe do i dërgosh oaraprakuishte vendiumin e gjykatës dhe do ti thuash se në filan ditë e filan orë do të jesh atje.do të jesh atje. Nuk mundet të shkosh si një skudaër banditësh, ti nxjerrish njerizt qoftë këta gazetar apo çfarë do nga ambjnetet ku ata qenëdojnë”.
Sipas gazetarit Artan Hoxha: “Ka dalë një vendim gjykate, nuk zbatohjet është fare e thjeshtë që thotë si duhet ekzekutuar. Ndërkohë ne pamë aty kamionë që merrnin pasije, i kanë dërguar në ruajtjhe. Unë jam i sigurtë që ata kanë hyrë atu y kanë shfetuar materialet që kanë qenë aty”
Gjenerali që nuk di se ku ka ushtarët
Në emisionin “Vetting” në News24, u faktua me zë dhe figurë sesi policia e shtetit u keqpërdor gjatë aksionit për plaçkitjen dhe dhunimin e ambienteve të punës së gazetarëve, duke u mohuar atyre aksesin në godinë dhe duke hequr për herë të parë pas 25 viteve sinjalin e transmetimit.
Sipas nenit 283 të Kodit të Procedurës Penale, Detyrimi për marrjen e kallëzimit penal thuhet se “Policia dhe organet e tjera shtetërore janë të detyruara të marrin dhe regjistrojnë çdo kallëzim penal dhe ta përcjellin atë pa vonesë tek prokurori kompetent.
Mosveprimi i policisë kur ka një kallëzim penal është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit dhe përgjegjësia bie mbi drejtuesit e saj.
Policia, pasi ndërpreu energjinë elektrike, për të shmangur xhirimet e kamerave të sigurisë, duke zgjedhur ditën e shtunë, dhe kohën kur një pjesë e mirë stafit të gazetarëve ishin me pushime, hyri me forcë, nxori gazetërët dhe i vendosi kyçin portës dhe më pas thirri ushtrinë për të rrethuar godinën.
Gazetarët u detyruan të kërkonin ndihmë në komisariatet e policisë, por thirrjet e tyre për ndihmë u injoruan.
Ndërkohë që gazetarët u lidhen drejtpërdrejtë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Arben Kingji, i cili nuk dinte gjë se ku ishin ushtarët e tij.
Gazetari:
Përshëndetje, jemi gazetarë të televizionit News24 dhe duam të hyjmë në godinë. Një efektiv i Policisë Ushtarake këtu na thotë se ka urdhër nga Shefi i Shtabit që të mos hyjmë në godinë.
I kërkojmë që të na e japë urdhrin me shkrim, por nuk na e jep. A mund të na e jepni këtë urdhër me shkrim? Sillni dikë që mund të sqarohemi.
Gazetari:
Është godinë për të cilën gjykata ka dhënë vendim që kompania KAYO nuk ka pretendime.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji:
Të lutem, shiko vendimin e gjykatës dhe mos bëj gjë.
Gazetari:
Ti e ke dhënë urdhrin e Shtabit që këta të mos na lejojnë të futemi.
Ne kemi vendimin e Gjykatës këtu në dorë, po ja tregojmë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji:
Të lutem, bëni një shkresë dhe do t’ju përgjigjemi me shkresë.
Gazetari:
O zotëri, ma sill ti urdhrin me shkresë dhe ta kundërshtoj. Por ti e ke dhënë urdhrin verbal, ti ja ke dhënë urdhrin në telefon këtij, dhe unë po të marr ty në telefon tani. Ma jep me shkresë pse unë nuk duhet të futem atje?
Është godinë për të cilën nuk keni pretendime. E ke thënë në gjyq, e ka thënë kompania KAYO që nuk kemi pretendime për godinën tjetër. Pra të futemi te godina për të cilën nuk keni pretendime.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji:
Po ja pra, direkt do merremi me këtë çështje edhe një herë dhe do ta sqarojmë.
***
Edhe sot, godina e News24 dhe Panorama mbetet e bllokuar. Gazetarët nuk lejohen të hyjnë. Ushtria mban të rrethuar një media kombëtare. Një precedent i rrezikshëm që mund të prekë çdo zë kritik në këtë vend.
Kjo nuk është thjesht një masë policore është një paralajmërim për të gjithë gazetarët që guxojnë të denoncojnë korrupsionin dhe shkeljet e ligjit.”
“Shoqata të ndryshme ndërkombëtare dhe BE-ja kanë kërkuar heqjen e menjëhershme të rrethimit dhe lejimin e punës së lirë të medias. Gjendja e krijuar tregon qartë tensionin midis forcës dhe shtetit ligjor, dhe sa e rëndësishme është mbrojtja e institucioneve të medias në Shqipëri.
Rikthimi në jetë i gjigantit informativ brenda 48 orësh
Pamje fillestare: Godina e News24 e rrethuar nga policia dhe ushtria, kamera dron mbi qytet.
Ndërsa autoritetet e shtetit dhe policia ushtarake, në një akt që shkel çdo normë ligjore, tentuan të mbyllnin gojën e gazetarëve të Neës24, duke ndërprerë sinjalin dhe censuruar lajmet, stafi i televizionit nuk u dorëzua. Në një vend ku çdo përpjekje për të heshtur një media është një precedent i rrezikshëm, ata vendosën të mos pranojnë asnjë kompromis.
Brenda vetëm 24 orësh, grupi ngriti një studio të përkohshme në një lokal, vendosi sinjalin e Neës24 dhe e bëri të mundur rifillimin e transmetimit brenda 48 orësh. Ky veprim i shpejtë dhe profesional e ktheu gjigandin informativ në jetë, duke garantuar vazhdimësinë e lajmeve dhe investigimeve për publikun shqiptar.
Edhe pse fillimisht transmetimi u rifillua me disa vështirësi teknike, ky sukses tregoi përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj lirisë së medias. News24, një nga televizionet informative më të mëdha në vend, sot punëson 230 persona dhe vazhdon të mbajë gjallë gazetarinë investigative në Shqipëri.
Rikthimi i News24 brenda 48 orësh nuk është thjesht një histori për rikuperim teknik. Është dëshmi e fuqisë së medias së pavarur për të sfiduar çdo presion dhe për të mbrojtur të drejtën e publikut për informacion. Në një kohë kur liria e medias nën kërcënim është realitet, ky gjigant informativ tregoi se me vendosmëri dhe përkushtim, edhe sulmet më të ashpra mund të tejkalohen.
Rikthimi në jetë i gjigantit informativ brenda 48 orësh është një mesazh i qartë, që asnjë presion, asnjë tentativë për të heshtur lajmet, nuk mund të ndalojë gazetarët të bëjnë punën e tyre. Të informojnë publikun për atë çfarë ndodh në kohë reale. Për të dnar shqetsimet dhe hallet e njerëzve, por edhe për të denoncuar gjithçka që duket e padrejt dhe cenon ligjin.
Një shtet që përdor policinë dhe ushtrinë për të mbyllur një media, nuk është më shtet ligjor. Një qeveri që gjunjëzohet para një kompanie private, nuk është më mbrojtëse e qytetarëve.
9 Gushti 2025 dita kur u tentua të prangosej fjala e lirë.
Ky është fillimi i një beteje të gjatë për të mbrojtur demokracinë, për të rikthyer të drejtën për të thënë të vërtetën, dhe për të shpëtuar gazetarinë pavarësisht tronditjeve që ka në një vend si Shqipëria. Ku drejtuesit e saj duan të të shtypin lirinë e fjales, në mënyrë që të mos i’u shohim kollaren, xhepat që mbushin pas grabitjes së parave të qytetarëve.
Rasti i New24 tregoi se edhe pse u tentua të vendoseshin bllokada në shtratin mediatik, burimi do vazhdojë të rrjedhë.
(BalkanWeb)
