Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, ku një person u ekzekutua në qendër të qytetit.

Viktima është Kristian Kola i cili dyshohet se u qëllua nga dy persona me motor të cilët ishin veshur me të zeza.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 dhe forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Zona është rrethuar dhe po kryhen kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Hetimet vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb