Kristian Kola u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës nga dy persona të ciët u larguan më pas me motorr.

Viktima ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali, në momentin e vrasjes.

Policia e Shkodrës njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb