Një çift është arrestuar në Selanik pasi dy fëmijët e tyre të mitur u gjetën duke ecur të vetëm në rrugë, ku u dalluan nga një shofer i rastësishëm.

Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për një burrë me origjinë shqiptare dhe një grua nga Bullgaria.

Ngjarja ndodhi në zonën Charilaou, ku shoferi vuri re dy fëmijët, përkatësisht 1 dhe 2 vjeç, teksa po lëviznin pa mbikëqyrje në mes të rrugës. Policia greke (ELAS) njoftoi se menjëherë pas sinjalizimit, ndërhyri dhe arrestoi prindërit.

Dyshohet se fëmijët kanë dalë nga banesa pa u vënë re nga prindërit dhe kanë nisur të ecin në rrugë, të pavetëdijshëm për rrezikun që iu kanosej.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: