Të enjten, në Stacionin Policor të Klinës është paraqitur qytetari Ilir Tunaj, i cili kishte gjetur një çantë në parkimin e një marketi në Klinë. Brenda çantës ndodhej një portofol me shumën prej 1,870 euro.

Sipas një komunikate për media, Policia ka arritur të identifikojë dhe kontaktojë personin që e kishte humbur kuletën. Ai është ftuar në stacionin policor, ku zyrtarët policorë i kanë dorëzuar portofolin së bashku me paratë.

“Policia e Kosovës shpreh mirënjohje për qytetarin, për gjestin e tij dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare,” thuhet në njoftim.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: