Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, do të qëndrojë edhe tre muaj të tjerë në paraburgim në Serbi, me vendim të autoriteteve atje. Ai po mbahet nën akuzën për përfshirje në rastin e Banjskës, ku në shtator të vitit 2023 ndodhi një sulm ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Megjithëse Spahiu ka lënë shërbimin policor që nga nëntori i vitit 2021 dhe nuk ka pasur përfshirje në ngjarjet e Banjskës, ai po përballet me akuza që, sipas mbrojtjes, janë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në prova konkrete.

Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu, në një intervistë për emisionin Radar në Radio Dukagjini, ka treguar për gjendjen e rëndë emocionale dhe presionin psikologjik që Arbnori ka përjetuar në fillim të paraburgimit. Ajo thotë se autoritetet kanë tentuar ta detyrojnë të pranojë diçka që nuk e ka bërë.

“Kam kontaktuar me të gjitha institucionet – presidenten, kryeministrin, ministren e Drejtësisë. Deri tani, ndihma më e madhe ka ardhur nga qytetarët, familjarët dhe Policia e Kosovës”, tha ajo.

Përveç sfidave emocionale, familja e Spahiut po përballet edhe me vështirësi të mëdha financiare për shkak të shpenzimeve gjyqësore dhe avokatëve. Ata bëjnë thirrje për ndihmë nga kushdo që mund të kontribuojë në këtë betejë për drejtësi.

Të dhënat për ndihmë financiare:

IBAN: XK051507011002518930

Emri: Arieta Spahiu

Banka: Raiffeisen Bank Kosovo

SWIFT: RBKXKPRXXX

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: