Një 81-vjeçar nga fshati Mërtish në Divjakë është gjendur i vdekur nga familjarët në banesë.

Policia e Divjakës njofton se i moshuari ishte vetëvarur në kushtet e rënda të depresionit.

Sipas njoftimit zyrtar, viktima është shtetasi S. Q., 81 vjeç, i cili dyshohet se vuante dhe kurohej nga depresioni.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb