Tekniku i Zvicrës, Murat Yakin analizoi fitoren 4-0 ndaj Kosovës.
“Kur nuk luan një ndeshje serioze për një vit, gjithmonë ekziston një dozë pasigurie. Por djemtë e zbatuan planin tonë në mënyrë të shkëlqyer. Shumë gjëra na funksionuan dhe jemi të kënaqur. Në fillim të pjesës së dytë u treguam pak të shkujdesur, edhe për faktin që duhej ta largonim Ricardo Rodriguez-in. Megjithatë, në fund ia dolëm me siguri.
Është e qartë se në një moment duhet t’i menaxhosh gjërat. Pavarësisht kësaj, patëm edhe një a dy raste të mira. Arritëm ta ruajmë rezultatin, të fusim disa lojtarë e të pushojmë të tjerët, gjë që ndryshon edhe ritmin e lojës.”- tha Yakin.
