Studiuesi Auron Tare ka reaguar, pasi drejtuesit vendor të Bashkisë së Peqinit kanë asfaltuar rrugën antike Via Egnatia-n. Tare shprehet se kryeministri duhet që të ndërhyjë dhe ta ndalojë këtë masakër mbi trashëgiminë tonë kulturore.

Ai shton se “Via Egnatia” mban shumë histori dhe është tepër e gabuar të mbulohet me asfalt. Reagimi i Tares ka ardhur pasi kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi publikoi foto nga punimet që ishin kryer te Via Egnatia ku gurët shekullorë ishin rrethuar nga asfalti.

Img 1244

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Postimi i studiuesit Auron Tare:

Zoti Kryeminister,

Vini dorë ju lutem vini dorë për të ndërhyrë dhe për të ndaluar këtë masakër në dëm të Trashëgimisë  Kulturore në Shqipëri.

Përpos fakti që po bëhemin qesharakë në sytë të botës,  po shkatërrojmë edhe atë pasuri që kemi trashëguar ndër shekuj.

Trashëgimia jonë Kombëtare nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë megjithë dëshirën e mirë që mund të jetë arsyeja e këtyre nderhyrjeve kaq qesharake dhe absurde.

Rrënimi i institucioneve kombëtare të Trashëgimisë dhe futja e OJF, firmave  dhe Institucioneve që nuk kanë kapacitete po sjell dëme të pa kthyeshme në Trashëgimi.

Via Egnatia një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian. Rruga ku shkelen legjionet romake gjatë Luftës Civile te Cezarit dhe Pompeut. Rruga ku shkelen Perandorët e cdo epoke Imperiale nga Roma drejt Konstandinopojes. Nga ku etërit e Kishës sollën mesazhet biblike prej Jeruzalemit. Nga ku kultura e Orientit mbriti në Europë. Rruga nga ku barbarët rrënuan civilizime por pa e shkatërruar atë. Rruga e  Kryqëzatave që  vërshuan drejt Lindjes. Udha prej ku  Sulltanët  hijerëndë Otomanë vërshuan drejt Europës së Krishterë.  Via Egnatia trashëgimia europiane që fati e bëri të kalonte mes nesh nuk mund të përfundojë e mbytur me asfaltin e injorancës.

Shikoni se si fqinjët tanë janë kujdesur për këtë copë të trashëgimisë Europiane. Maqedonia, Greqia e ruajnë me fanatizëm.

Shikoni si Italia e restauron dhe e mbron Via Apian simotrën e Egnatias që vinte nga Roma drejt Brundisiumit për tu lidhur me Egnatian.

Via Egnatia është  Udha jonë për në Europë. Ju lutem vini dorë përpara se Europa të na shikojë me perbuzje për këto që po bëjmë ndaj Trashëgimisë së saj.

Foto

  1. Via Egnatia e “restauruar” nga Bashkia Peqin
  2. Pjese e Via Egnatia ne Maqedonine Veriore
  3. Via Egnatia ne Filipi, Greqi,
  4. Via Egnatia ne Kavalla Greqi,

5-7 Via Apia  Rome

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb