Romeo Beckham festoi me 1 shtator ditëlindjen e tij. Gjithsesi, vetëm disa ditë më pas, familja Beckham nuk u mjaftua me aq, pasi u organizua një festë private familjare në një restorant luksoz në Londër.

Në restorantin modern japonez Aki në Marylebone ishin prezent David, Victoria, Cruz dhe Harper, ndërsa vihej re mungesa e dikujt.

Brooklyn Beckham mungoi në këtë rast, duke treguar se mbetet i distancuar nga prindërit dhe vëllezërit e tij. Madje, ai nuk dërgoi qoftë një mesazh vëllait të tij, Romeos.

Emri i Brooklyn nuk u përfshi në postimet për Romeon nga David dhe Victoria, pasi çifti zakonisht i paraqet të gjithë fëmijët e tyre në mesazhet e ditëlindjes.

Në fakt, sipas asaj që shkruajnë mediat, përplasjet në këtë familje e kanë zanafillën prej vitesh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb