Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në mbrëmje në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, rreth orës 19:30, policisë i ka ardhur një informacion për të shtëna me armë zjarri në këtë zonë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një mashkull pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, për të zbardhur rrethanat e plota që lidhen me këtë rast.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: