Dalin pamjet nga aksidenti i ndodhur pak më parë në Zdrajsh, Librazhd.

Gazetari Fatmir Popja raporton se sipas informacioneve paraprake, mjeti ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe më pas është rrokullisur për rreth 100 metra në një terren të thepisur. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura. Ai është nxjerrë nga automjeti i shkatërruar dhe është nisur me autoambulancë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Personi i plagosur është identifikuar si Esat Tahir Xherri, 30 vjeç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb