Pesë shtetas palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e kequshqyerjes vetëm në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza bën me dije se mes viktimave janë edhe 3 fëmijë.

Kjo e ccon numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga kequshqyerja në Gaza që nga fillimi i luftës në 387. Autoritet shëndetësore në Gaza bëjnë medije se mes tyre 138 janë të mitur.

Pamjet të fëmijëve dhe të rriturve në gjendje të mjerueshme shëndetësore kanë bërë xhiron e rrjetit prej kaq kohësh, duke treguar një realitet të zymtë tragjik që civilët jetojnë çdo ditë në Gaza.

Një nga organizatat e OKB e ka kategorizuar situatën në Gaza si “uri ekstreme”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb