Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, një ditë para nisjes së sezonit të ri shkollor, shkruan në rrjetet sociale se kujdesi për arsimin është thjesht një propagandë e qeverisë.

Vasili merr shembull zonën e Astirit në Tiranë, ku edhe pse jetojnë plot 70 mijë banorë, nuk ka asnjë shkollë dhe kopsht publik.

“Janë marrë mbi 65 milionë euro nga banorët e Tiranës përmes Taksës së Bashkisë për arsimin e megjithatë ka zero shkolla dhe kopshte në Astir” – shkruan ndër të tjera Petrit Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Pallavrat propagandistike të Ramës përballë Astirit pa asnjë shkollë e kopsht publik!

Tronditëse, por e vërtetë, plot 70 mijë banorë të zonës së Astirit në Tiranë pa asnjë shkollë dhe kopsht publik.

Një fakt i tillë do të detyronte çdo kryeministër të vetë largohej menjëherë në se do të kishte një gram turp.

Pas 12 vitesh në pushtet Rama ky demagog dhe gënjeshtar i palodhur, që flet për suksese imagjinare pa fund, ka përballë këtë faktin kokëfortë që në Astirin me 70 mijë banorë ka zero shkolla dhe kopshte publike.

Janë marrë mbi 65 milionë euro nga banorët e Tiranës përmes Taksës së Bashkisë për arsimin e megjithatë ka zero shkolla dhe kopshte në Astir.

Çfarë viti shkollor do të filloje në Astirin pa shkolla e kopshte??

Një kryeministër serioz do te kishte ndërtuar me së pari në Astir shkolla dhe kopshte sepse nuk kishte asnjë.

U premtuan që do ndërtoheshin 5 shkolla në Astir në fushatën elektorale 2023, por fakti zero shkolla.

Por Rama ka para për inceneratorin që nuk ekziston, por për shkolla e kopshte nuk ka.

Është vërtet dramatike që Astiri me mbi 70 mijë banorë, gati sa disa bashki të vendit të marra bashkë, nuk ka asnjë shkollë e kopsht publik.

Këto janë rezultatet e një kryeministri dhe një qeverie të korruptuar dhe totalisht të paaftë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb