Max Verstappen shkëlqen në Monza, duke fituar Çmimin e Madh të Italisë. I nisur nga pole-position, holandezi i Red Bull dueloi vetëm pak xhiro me makinat McLaren që kishte më pas. Por që nga momenti kur rifitoi vendin e parë, ishte i pandalshëm dhe krijoi një distancë sigurie të pakapshme në fundin e garës.
Pas tij, kishte duel në distancë mes Norris dhe Piastri, të cilët janë rivalë brenda skuadrës për titullin kampion. Norris ishte në avantazh dhe në fund duhej të ndërronte gomat për të synuar arritjen e Vershtapen. Por një vonesë e mekanikëve bëri që ai të dilte pas Piastrit. Ky i fundit, edhe pse humbte pikë që do thellonin kryesimin në Botëror, pranoi urdhërin e skuadrës dhe ia lëshoi vendin e dytë, duke u kënaqur me të tretin. Leclerc doli i katërti, i ndjekur nga Rasell, Hamilton, Albon, Bortoleto, Antoneli dhe Haxhar të cilët plotësuan zonën e pikëve në këtë garë.
