Dy oficerë policie u vranë dhe një tjetër u plagos në një sulm të armatosur ndaj një stacioni policie në Izmir. në Turqinë perëndimore, thanë burime të sigurisë të hënën.

Sulmuesi, që besohet të jetë 16 vjeç, hapi zjarr ndaj stacionit të policisë në lagjen Balçova. Transmetuesi privat NTV tha se ai ishte arrestuar.

Në të kaluarën, Turqia ka qenë shënjestër e sulmeve nga rebelët kurdë, organizatat islamike dhe grupet e ekstremit të majtë, ku shpesh shënjestrohen forcat e sigurisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb