Drejtuesi i “Nisma Thurje” Endri Shabani e ka cilësuar “telenovelë” përplasjen mes tij dhe Adriatik Lapaj, bashkëkryetar i koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet” në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

I pyetur nga moderatorja Ola Bruko për zhvillimet e verës dhe situatën që u krijua mes dy drejtuesve të koalicionit të cilët i drejtuan njëri-tjetrit akuza të ndërsjella, Shabani me tone të zbutura, tha se këto kanë qenë skena të shëmtuara që nuk duhet të jenë modeli për të rinjtë në politikë.

Më tej, Shabani deklaroi se ndonëse nuk do të jetë në parlament, ai do të jetë pjesë e Këshillit Bashkiak ku do të inkurajojë të rinjtë që të japin një model ndryshe nga cfarë panë gjatë verës nga sherri mes tij e Lapajt.

“Ata kanë mundësi që të vendosin një standard moral në çështje që do të cojnë përpara, në mënyrën si e bëjnë politikën.

Ne e kemi detyrim të japim model tjetër dhe unë do të jap kontributin tim, shpresoj të gjithë të rinjtë aty të japin model më të mirë se ajo skena e shëmtuar që ne dhamë gjatë verës”, tha Shabani.

Endri Shabani: Zënka me bashkëdrejtuesin e koalicionit, ka qenë telenovela e verës dhe i kërkoj ndjesë të gjithë atyre që na kanë ndjekur por unë besoj se kjo s’ka më interes publik. Kjo zënkë na ka hequr nga vëmendja për cështjet më të rëndësishme për qytetarët. Thelbi sduhet të jetë as ne, as interesat tona apo të  familjeve tona, pasi në momentn që ne merremi me këto, qytetari na heq vizën.

Unë do të jem në Këshillin Bashkiak, unë shpresoj që të rinjtë që janë aty të bëhen bashkë, kjo ka qenë një përpjekje dhe para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, sepse unë besoj që të rinjtë duhet të japin një model tjetër politik, dhe kanë mundësi që në atë platformë me aq mundësi sa do ti jepet,  pasi kini parasysh se PS ka fituar zgjedhjet, një mazhorancë e cilësuar që ne s’e kemi pasur.

E megjithatë ata kanë mundësi që të vendosin një standard moral në cështje që do të cojnë përpara, në mënyrën si e bëjnë politikën.  Ne e kemi detyrim të japim model tjetër dhe unë do të jap kontributin tim, shpresoj të gjithë të rinjtë aty të japin model më të mirë se ajo skena e shëmtuar që ne dhamë gjatë verës.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb