Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u dërgoi një mesazh të qartë banorëve të Gazës të hënën pasdite: “U them banorëve të Gazës, shfrytëzoj këtë mundësi dhe më dëgjoni me kujdes: Ju jeni paralajmëruar. Largohuni që andej.”

Netanyahu zbuloi se Izraeli shkatërroi “50 kulla terroriste” në dy ditët e fundit dhe se kjo ishte “vetëm një prelud” i operacionit të tij për të pushtuar Qytetin e Gazës.

Ai gjithashtu premtoi të shkatërronte të gjitha “foletë e terrorit” në një deklaratë të filmuar nga dhoma e operacioneve të Forcave Ajrore Izraelite, e njohur si gropa, në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv.

“Ju premtova disa ditë më parë se do të shkatërronim kullat e terrorit të Gazës. Pikërisht këtë po bëjmë. Në dy ditët e fundit, 50 prej këtyre kullave kanë rënë. Forcat ajrore i kanë rrëzuar. Tani, e gjithë kjo është vetëm një hyrje, vetëm një prelud, për operacionin kryesor intensiv – një manovër tokësore e forcave tona, të cilat tani po organizohen dhe përqendrohen në Qytetin e Gazës”, thotë ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb