Trajneri i Letonisë, Paulo Nicolato doli në konferencë para ndeshjes ndaj Shqipërisë.

“Ndeshja kundër Serbisë dhe ndeshja e ardhshme kundër Shqipërisë janë dy ndeshje të ndryshme. Shqetësimi ynë kryesor është rikuperimi i lojtarëve, sepse lamë shumë forcë në ndeshjen e mëparshme. Një pjesë të ndeshjes së mëparshme e luajtëm shumë mirë. Jemi në rrugën e duhur, më pëlqeu ndeshja e mëparshme. Mendoj se mund të bëjmë një punë të mirë edhe kundër Shqipërisë.

“Po bëjmë përmirësime në fazën sulmuese. Kontrolli ynë i topit është përgjithësisht mjaft i mirë. Duhet të bëjmë përmirësime në të tretën e fundit të fushës, aty mund të ketë përmirësime. Kjo është pjesa ku vendosen rezultatet e ndeshjeve, ku është më e vështirë të përparosh, por ne po e bëjmë dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë”-tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb