Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte avokati Gylsen Zhllima i cili foli në lidhje me shpronësimet për pronat me interes publik.
Ai ka kujtuar qytetarët se duhet t’i drejtohen Gjykatës Administrative në lidhje me dëmshpërblimet, hap që mund të ndërmerret pas publikimit ë Vendimit ë Këshillit të Ministrave në Fletoren Zyrtare.
“Ajo që mund të bëjë qytetari është vetëm drejtimi në Gjykatën Administrative për shfuqizim të pjesshëm sa i takon çmimit.
Qytetarët lejohet t’i drejtohen gjykatës pasi vendimi i Këshillit të Ministrave në Fletoren Zyrtare.
Nëse nuk veprohet Brenda 30 ditëve nga botimi në Fletoren Zyrtare, qytetari humb të drejtën për t’u ankuar.
Në VKM është e bashkangjitur lista me personat të cilët përfitojnë dëmshpërblim, shuma që përfitojnë qytetarët është skandal sepse nuk mund të përfitojnë shumë kaq qesharake.
Është vënë re në inspektoriate që kanë të bëjnë me shpronësimin që bëjnë makinacione, që në rastet e qytetarëve që do të shpronësohet dhe nuk pranojnë, kërcënohen me gjoba që kalojnë shumë fish dëmshpërblimin, apo skualifikim të pronës nga legalizimi”, tha ai.
