Sukses shumë i rëndësishëm i përfaqësueses kroate në derbin ballkanas ndaj Malit të Zi, të zhvilluar në Zagreb. Ekipi i Zlatko Daliç ka mundur me poker golash malazezët 4-0. Jakiç,Kramariç, Kuc dhe Perisiç kompletuan fitoren e kroatëve, ndërsa vlen të përmendet se miqtë luajtën me 10 futbollistë pas daljes nga loja të Bulatoviç.
Tjetër performancë shumë e mirë nga ana e Luka Modriç, i cili në 40 vjetorin e lindjes së tij, tregoi se vitet që ka mbi shpinë janë thjesht një numër që nuk ndikon aspak në klasin e tij. Me këtë sukses Kroacia merr primatin e grupit L me 12 pikë aq sa ka edhe Çekia, por me një ndeshje më shumë.
Fitore shumë të rëndësishme arriti edhe përfaqësuesja daneze, e cila mundi në Athinë Greqinë 0-3. Damsgard, Christensen dhe Hojlund ishin autorët e golave, ndërsa Danimarka merr vendin e parë të grupit C eleminator me 4 pikë pas dy ndeshjeve të para.
Po 4 pikë ka edhe Skocia, me britanikët që të hënën në mbrëmje mposhtën në transfertë Bjellorusinë 0-2. Che Adams dhe autogoli i Volkov ishin përcaktues për suksesin e miqve.
