Katari dënoi me forcë sulmin izraelit kundër udhëheqësve të Hamasit në Doha, duke e përshkruar atë si “frikacak”.

Në mënyrë specifike, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majed Al Ansari, tha se sulmi “kishte në shënjestër ndërtesa banimi ku strehoheshin shumë anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit”, duke shtuar se “sulmi kriminal përbën një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe rregulloreve ndërkombëtare dhe përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe mbrojtjen e katarianëve dhe banorëve në Katar”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu: “Ndërsa Shteti i Katarit e dënon fuqishëm këtë sulm, ai riafirmon se nuk do ta tolerojë këtë sjellje të pamatur të Izraelit dhe prishjen e vazhdueshme të sigurisë rajonale, as ndonjë akt që rrezikon sigurinë dhe sovranitetin e tij.”

Katari po kryen një hetim “në nivelin më të lartë”, përfundon ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb