Deputeti i Partisë Demokratike nga Qarku i Gjirokastrtës, Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratës së sotme në Mirela Kumbaros, e cila nisur nga fluksi i madh i turistëve spanjollë në Gjirokastër, deklaroi se banorët do të mësonin spanjisht.
Tritan Shehu, në një postim në rrjetet sociale shkruan se Kumbaro, pasi mbylli edhe shkollat ku ata fëmijë të paktë të mbetur tashmë kanë probleme edhe me mësimin e shqipes dhe pasi po zhduk edhe atë Universitet të vetëm që ka qyteti dhe qarku, do t’u mësojë spanjisht gjirokastritëve.
Reagimi i Tritan Shehut:
Lubi Kumbaro tallet me gjirokastritët, tashmë do t’u mësojë spanjisht!!
Cuditë me këta të Rilindjes nuk paskan fund…
Në Konferencën e ambasadorëve sot, Lubija deklaron se gjirokastritëve po u mëson spanjisht!
Mbasi e katandisi Gjirokastrën e Qarkun me më pak se gjysmën e popullsisë…
Mbasi shkatërroi ekonominë e përzuri institucionet prej andej…
Mbasi mbylli e po mbyll ambulancat e spitalet e Qarkut…
Mbasi mbushi Vjosën me fe…dhe mbeturina…
Tashti deklaron se do t’u mësojë gjirokastritëve spanjisht!
Në fakt mbasi mbylli dhe shkollat ku ata fëmijë të paktë të mbetur tashmë kanë probleme edhe me mësimin e shqipes!
E vecanërisht mbasi po zhduk edhe atë Universitet shumë të rëndësishëm të Gjirokastrës, krenari të saj.
Duke e zëvendësuar me një “kotec” spanjoll on line, thjesht për fitime financiare, pa asnje vlerë për Gjirokastrën, Qarkun e vendin…
Deklaron se gjirokastritët do të mësojnë spanjisht.
Papërgjegjshmëri e cinizëm i thellë ky!
