Gazetari Osman Stafa, ka biseduar me Vejson Tafën pranë QSUT, i cili ka nënën e tij, që ka bërë kimio, edhe imunoterapi në Spitalin Onkologjik.
Vetë Vejson Tafa tregon vuajtjet nga fakti që nëna e tij vuan nga kanceri.
“Nëna ime ka 7 vite gati që vuan nga kanceri. Është operuar nga doktoreshë Silvana këtu tek Onkologjiku, pastaj ka bërë një cikël rrezatimi 1 muaj, pastaj është ndjekur në mënyrë protokollare, që tani i ka shkuar në një vit. I është rikthyer edhe metastaza në stad katër, në mushkëri, në disa pjesë të trupit, është kuruar nga doktoreshë Alketa. Më ka thënë se duhet të pyes për imuno-terapi, që është e kushtueshme. Këtu në Shqipëri më tha nuk ta ofrojnë. Shkoj në Turqi në spital, bëra pet skaner. Pas 3 muajsh, duhet të bëja biopsi.
Bëhet biopsia, çdo gjë e paguar nga ana ime. Për rezultat më të mirë, duhej kuruar me imuno-terapi dhe me kimio terapi, për rezultate më të mira. Çdo 21 ditë blej ilaç që bën 3800 euruo dhe ilaç tjetër. Jam në një fazë që nuk paguaj dot më. 10 doza i kam blerë vetë në mënyrë private. Ka pacientë që e marrin me rimbursim, dhe disa jo, këtë nuk e kuptoj. Nuk e di kush e ka vendosur këtë, që kush është me kancer gjinekologjik nuk e përfiton”, tha mes lotësh djali.
Gazetari Osman Stafa i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu.
“Ata me kancer melanom, apo të mushkërie, u rimbursohet medikamenti “Pembrolizumab”, grave me kancer gjinekologjik Jo! Shihni lotët e djalit të nënës 66-vjeçare! Ai nuk ka ilaç për seancën e nesërme të nënës së tij! Se blen dot më. Pyetjes sime, sesi do ia bësh nesër, ai s’ka përgjigje, veçse nga syti i rrjedhin lot”, shprehet gazetari Stafa.
Postimi i gazetarit Osman Stafa:
Drama e djalit qe qan per ilacet e nenes
📍SPITALI ONKOLOGJIK
Kryeministri Edi Rama duhet ta dëgjoj këtë!
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu duhet ta dëgjoj këtë!
Ata me kancer melanom, apo të mushkërie, u rimbursohet medikamenti “Pembrolizumab”, grave me kancer gjinekologjik Jo! Shihni lotët e djalit të nënës 66-vjeçare! Ai nuk ka ilaç për seancën e nesërme të nënës së tij! Se blen dot më. Pyetjes sime, sesi do ia bësh nesër, ai s’ka përgjigje, veçse nga syti i rrjedhin lot!
(BalkanWeb)
