Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Reinout VOS, ka mbledhur në një mëngjes sot krerët e institucioneve të drejtësisë.

Në tryezë kanë marrë pjesë konkretisht, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani, kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi dhe kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani.

Gjithashtu, bashkë me ta tryezës i janë bashkuar edhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn, ambasadori i Italisë Marco Alberti, ambasadorja e Austrisë Monika Zach, si dhe diplomatë të ambasadës së Francës dhe të Gjermanisë në Shqipëri.

Ambasadori holandez Vos ka postuar një foto nga takimi në rrjetin X, duke zbuluar edhe përmbajtjen e diskutimeve mes krerëve të drejtësisë dhe diplomatëve të pranishëm.

“Ne organizuam një mëngjes pune me institucionet e drejtësisë në Shqipëri (ILD, KLP KLGj) dhe partnerët diplomatikë. Roli i institucioneve të pavarura është thelbësor për avancimin e integrimit në BE, përmes zbatimit të reformave, garantimit të pavarësisë dhe forcimit të llogaridhënies”, shkruan ambasadori Vos.

F3c9edc8 8995 4d61 B840 Db01bbea93fd
F3c9edc8 8995 4d61 B840 Db01bbea93fd

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb