I ftuar në emisionin “Log”, analisti Mentor Kikia i ka cilësuar ndryshimet në kodin penal si një dështim i shtetit për të zbatuar ligjin aktual.

Kikia tha se vihet re se ka përpjekje për të shndërruar në vepra penale çdo veprim që bie ndesh me diçka.

“Kur një shtet është i paaftë të zbatojë ligjin e forcon atë sepse i vë në panik shtetasit për të mos e shkelur atë”, u shpreh Kikia.

Mentor Kikia: Përpjekja për të shndëruar në vepra penale cdo veprim që bie ndesh me dicka. Kur një shtet është i paaftë të zbatojë ligjin e forcon atë sepse i vë në panik shtetasit për të mos e shkelur atë.

në cdo legjislaturë shteti i bën ligjet më agrsive për ti parandaluar. Por efekti është zero/

Sa herë ka krim shqiptarët thonë ktheni dënimin me vdekje.

Ky kod penal është shembulli më tipik i dështimit të drejtësisë për të zbatuar ligjin ekzistues.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb