Bashkimi Evropian, në një deklaratë të lëshuar sonte, theksoi se sulmet ajrore izraelite në Doha kundër udhëheqësve të lëvizjes palestineze Hamas shkelin ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Katarit, duke paralajmëruar për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në rajonin e gjerë.
“Shprehim solidaritetin tonë të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, një partner strategjik i BE-së”, tha një zëdhënës i Kaja Kallas, kreut të diplomacisë evropiane, në një postim në platformën X.
“Çdo përshkallëzim i luftës në Gaza duhet të shmanget – nuk është në interesin e askujt. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet për një armëpushim në Gaza”, shtoi ai.
