Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se vendimi i Izraelit për të sulmuar Katarin u mor nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe jo nga udhëheqësi republikan.

“Bombardimi i njëanshëm brenda Katarit, një komb sovran dhe aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, që po punon shumë fort dhe po merr me guxim rreziqe me ne për të ndërmjetësuar paqen, nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit apo të Amerikës”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

“Megjithatë, eliminimi i Hamasit, i cili ka përfituar nga mjerimi i atyre që jetojnë në Gaza, është një qëllim i denjë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb