Vijojnë kontrollet të pandërprera për kapjen e personave në kërkim.

Policia e Vlorës ka arrestuar një 30-vjeçar pasi ishte dënuar me 1 vit burg e 6 muaj burgim nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Njoftim i Policisë:

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit dhe Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• D. S., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb