Nga banerat “Kosova është Serbi” tek thirrjet raciste, apo sherr mes tyre. Tifozët serb e kanë të vështirë të ndryshojnë, prodhuan skena anti-sportive edhe në sfidën e radhës, atë kundër Anglisë. Pavarësisht se gjobiten nga UEFA në mënyrë konstante, dhe morën një paralajmërim të fortë për të mos përsëritur skena të tilla në sfidat e radhës, Serbia dështoi sërish.

Në sfidën ndaj Anglisë kishte kaos ku tifozët serb u përplasën ndërmjet tyre.

Mbetet për t’u parë nëse UEFA do të marrë të tjera sanksione pasi në dyshim të fortë është takimi kundër Shqipërisë më 11 tetor, ndeshja e cila rrezikon të zhvillohet me dyer të mbyllura.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: