Raundi i fundit i kualifikueseve për Botërorin 2026 në Amerikën Latine, solli surpriza, teksa dy gjigandët Argjentina e Brazili e mbyllëm me humbje fushatën, teksa respektivisht Ekuadori dhe Bolivia triumfuan, me këta fundit madje që arritën të siguronin një vend në fazën “Play Off”.
Argjentina dominuesja e grupit në Amerikën Latine e mbylli fushatën eleminatore me humbje. Pa Leo Messin në fushë, kampionët e botës u dorëzuan ndaj Ekuadorit, me vendasit që triumfuan falë një goli të veteranit Enner Valencia me 11 metërsh në kohën shtesë të pjesës së parë. Për tu veçuar fakti se në këtë sfidë u regjistruan edhe dy kartona të kuq, teksa për bardheblutë ishte Nicolas Otalmendi që la lojën për një ndërhyrje të parregullt në minutën e 31, ndërkohë që Caicedo rivendosi barazpeshën e numrave në fushë me fillimin e pjesës së dytë.
Humbet edhe Brazili. Carlo Ancelotti merr humbjen e pare në drejtimin e 5 herë kampionëve të Botës. Bolivia e mund 1-0, tek Miguelito ishte autori i golit të fitores falë një penalltie të ekzekutuar saktësisht. Falë këtyre 3 pikëve, Bolivia parakalon Venezuelën në renditje, duke përfunduar në vendin e 7, që të dërgon në “Play Off”.
