Pas humbjes së 11-metërshit ndaj Gjermanisë flet Graziano Pelle duke i kërkuar falje të gjithëve për atë penallti që i kushtëzoi humbjen Italisë në çerekfinale, gjithashtu ai foli edhe për atë episod që ndodhi me portierin gjerman Neuer:
“Nuk doja t’a ofendoja Neuerin, ai pas ndeshjes mu afrua dhe më tha që jam një lojtar me cilësi shumë të mira. Unë doja vetëm që Neuer të qëndronte i palëvizur në goditjen e penalltisë. Gjithashtu i kërkoj falje Italisë për gabimin tim trashanik”.
Gjithashtu sulmuesi i kombëtares Italiane u ndal në fund edhe tek përzgjedhësit e penalltive:
“Conte pas përfundimit të ndeshjes na tregoi se cili do të godiste 11-metërshat, më pas çdo gjë ishte nëqoftëse e ndjeje që ti mund të ishe ndër ato të përzgjedhurit për të goditur penallititë”-përfundoi sulmuesi shtatlartë i kombëtares italiane.
(b.k/BalkanWeb)
