Ka nisur Asambleja e Partisë Socialiste, nga ku pritet të dalin emrat e kabinetit të ri të qeverisë “Rama4”.

Në fjalën e ti, Rama vlerësoi reformën në drejtësi, ndërsa u shpreh se nuk është aspak i keqardhur apo i penduar për pavarësinë që i është dhënë gjyqësorit.

“Pikërisht sepse kemi hyrë, jo me zor por me dëshirë në këtë llogore të përbashkët të politikës me flamurin e PS e kemi zgjedhur të punojmë për Shqipërinë e nesërme, nuk kemi asnjë mundësi e të drejta ta kthejmë llogoren në rifugio për të mbrojtur dikë apo të nxjerrim artilerinë kundër SPAK e GJKKO, edhe në rastet ku sipas nesh po bëhet një padrejtësi. Fatkeqësisht për ne nga ana njerëzore, por fatmirësisht për Shqipërinë. Sado absurde të duket kjo që thashë, do të ishte i pariparueshm për më shumë se 1 dekadë dëmi që artileria jonë do t’i sillte kauzës së madhe të transformimit të drejtësisë europiane.
Deri kur institucione e drejtësisë do të qendrojnë me këmbët e vetme, PS është e vetmja garanci për ekzistencën e tyre. Po nuk u dhamë institucioneve ende të dobëta që të rriten, gjithë përpjekja do të shkojë dëm, ashtu siç do të shkojë dëm ëndrra dhe pritja e shqiptarëve për një drejtësi të pavarur na politika”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb