Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë e dyshuar narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin S. O., 37 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb