Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur deputetin e Korçës Niko Peleshi për të drejtuar Kuvendin si kryeparlamentar gjatë mandatit të ri qeverisës të mazhorancës socialiste.

Rama u shpreh se Peleshi përbën njeriun e duhur për të drejtuar Kuvendin duke marrë “stafetën” nga Elisa Spiropali, e cila mori drejtimin e Kuvendit pas lënies së detyrës nga Lindita Nikolla në mandatin e fundit.

Sakaq, në krah të Peleshit, si nënkryetare e Kuvendit do të jetë deputetja e Qarkut të Durrësit, Klodiana Spahiu, e cila sipas Ramës me eksperiencën e fituar për profesionalizmin dhe përkushtimin absolut shembullin që e ka karakterizuar, është personi i duhur për këtë detyrë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb