Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur deputetin Taulant Balla për të drejtuar grupin parlamentar të PS në mandatin e ri qeverisës.

Balla rikthehet në detyrën që e ka mbajtur edhe më herët në radhët e PS, ndërsa Rama e cilësoi si njeriun e duhur për këtë rol.

Kreu i qeverisë ka zgjedhur më herët Niko Peleshin për të mbajtur rolin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa nënkryetare është zgjedhur deputetja e Durrësit në radhët e PS, Klodiana Spahiu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb