Kryeministri Edi Rama ka dhënë dritën jeshile për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, duke ia lënë vendimin Këshillit Bashkiak.

Gazetari Endri Xhafo, i ftuar në News24 thotë se çështja do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, pasi ka dyshime mbi ligjshmërinë e këtij veprimi.

“Këshilli bashkiak mund ta miratojë shkarkimin e Veliajt. Do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese vendimi, nëse vendos Kushtetuesja që ai të rrijë kryetar, nga sot deri në zgjedhje mund të kalojnë 60 ditë pra mund të kalojnë në zgjedhje të parakohshme”, tha gazetari Xhafo.

Endri Xhafo: Edi Rama ia la shkarkimin e Veliajt këshillit bashkiak. Erion Veliaj nuk është se nuk do të shkojë në zyrë në Bashkinë e Tiranës. Si do ta shkarkosh Veliajn? Do t’ja lërë këshillit bashkiak.

Por, precedenti i Berishës që nuk u paraqit 6 muaj në parlament jo s’e nuk deshi dhe Lindita Nikolla tha se jemi konsultuar me juristë dhe nuk ja hoqën mandatin Berishës , vlen dhe për Veliajn sepse ai nuk po paraqitet se nuk do.

Këshilli Bashkiak mund ta miratojë shkarkimin e Veliajt. Do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese vendimi, nëse vendos Kushtetuesja që ai të rrijë kryetar pasi mënyra si u hoq nuk ka bazë.  Por në rast se nga sot deri në zgjedhje mund të kalojnë 60 ditë pra Tirana mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pra do të jetë dicka e shpejtë që ose Kushtetuesja do ta zvarrisë dhe të bëhen zgjedhje e të vihet para faktit të kryer, sepse juristët thonë se nuk ka si e shkarkon Erion Veliajn.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: