Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin Log. në News24 komentoi idenë e kryetarit të partisë Mundësia Agron Shehaj, që opozita të ketë një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës.

Vangjeli u shpreh se opozita vuan shumë nga egoizmi, prandaj e sheh të vështirë që të ketë një kandidat që përbashkon.

Ai shtoi se edhe lideri i PD Sali Berisha vuan nga egoja.

Lorenc Vangjeli: Opozita vuan nga egoizmi i brendshëm. Nuk e di nëse opozita mund të ketë një kandidat për Bashkinë e Tiranës, sepse nuk e di sesi të gjitha palët mund të bëjnë kohezion.

Mendoj që Sali Berisha ka një ego të madhe, mund të thotë që shumë ‘mirë e ke Agron, por do e bajmë ndryshe’.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb