Negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës mbeten të mundshme, por aktualisht janë pezulluar, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Tre raunde negociatash u zhvilluan këtë vit në Stamboll, Turqi, i fundit prej të cilëve u zhvillua në korrik. I pyetur në lidhje me një takim të ri të mundshëm ballë për ballë ose komunikim të mundshëm online, Peskov tha: “Negociatorët tanë kanë mundësinë të përdorin këto kanale. Por në këtë pikë mund të përshkruhen kontaktet si të ndërprera.”

Pas kësaj ka reguar menjëherë presidenti i SHBA-së. “Ekziston një urrejtje e jashtëzakonshme” midis Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin. Durimi me Putinin po mbaron shpejt”, tha Donald Trump në një intervistë me Fox.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb