Punonjësja e AKU-së Griselda Doksani e cila ishte pjesë e procesit gjyqësor sot në Gjykatën e Beratit, pas daljes nga ambientet e gjykatës ka shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas informacioneve në vendngjarje, mësohet se Doksanit i ka rënë të fikët dhe është transportuar në spitalin rajonal të Beratit.

Griselda Doksani dhe Ranaldo Lika ishin dy punonjësit e AKU për të cilët gjykata e Beratit caktoi sot masat e sigurimit “arrest shtëpie”.

Punonjësit e AKU Berat u arrestuan pasi-sipas hetimeve të prokurorisë-gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt,kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb