Deputeti më i vjetër i parlamentit të Shqipërisë Vasil Llajo, ka nisur me punën për punimet në Kuvend.

Ai tha se shumica parlamentare (deputetët e PS) kanë vendosur për zgjedhjen e Niko Peleshit si kryetar Kuvendi. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se të zgjedhësh Niko Peleshin kryetar parlamenti është njësoj sikur të ulësh në atë karrige Klodian Zoton.

Vasil Llajo: Deputetët e PS propozojnë Niko Peleshin për kryetar të parlamentit të Shqipërisë.

Gazment Bardhi: Shumica nuk ka legjitimitet të zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është sikur të ulësh në atë karrige Klodian Zoton. Ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb