Seanca e parë e legjislaturës së re parlamentare nisi me tensione dhe përplasje verbale. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u përfshinë në një debat ironik.

Gjatë një momenti kur mikrofonat ishin të fikur, u dëgjua një shkëmbim fjalësh mes tyre. Bardhi iu drejtua Ramës me sarkazëm: “Charles, si je? Po të pret McGonigal…” Ironia kishte të bënte me skandalin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Opozita ka akuzuar shpesh Ramën për lidhje të dyshimta me këtë çështje. Rama reagoi shkurt, duke thënë me përçmim: “Leh, leh…” Pjesa tjetër e debatit mbeti e paqartë, pasi nuk u regjistrua nga mikrofonët.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb