Një incident i armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka konfirmuar se i plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po merr trajtim mjekësor. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në rrugën “Papa Klementi”. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se një person ishte plagosur nga të shtënat.

I dyshuari për këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga autoritetet.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: