Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Çermë – Divjakë, në kryqëzimin pranë Çermë Sektorit, ku si pasojë një grua ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, kur një automjet tip Volkswagen Passat, në të cilin udhëtonin 4 persona, ka dalë nga rruga dytësore e Çermë Sektorit për të hyrë në rrugën kryesore, por shoferi nuk ka arritur të frenojë në kohë, duke përfunduar në një kanal anësor.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën shtetasja Majlinda Sula, 47 vjeçe, ndërsa janë plagosur rëndë: Ferit Mekshi, 63 vjeç, drejtuesi i mjetit, Afërdita Mekshi, 37 vjeçe dhe djali i saj 15 vjeç.

Të plagosurit ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Banorët e zonës kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke thënë se dalja nga rruga e Çermë Sektorit në rrugën nacionale është shumë e rrezikshme dhe se edhe në të kaluarën janë shënuar aksidente fatale në të njëjtin vend.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb