Një çift të moshuarish, pronarë të 3 objekteve të cilat u prishën nga IKMT pasi nuk kanë leje ndërtimi, kanë shpërthyer në lot duke e quajtur vendimin të padrejtë.

Të dy të moshuarit deklaruan para medias se ky ishte viti i parë që ata po i shfrytëzonin për biznes.

 

“Banesën aktuale që kemi, është me lagështirë, nuk e kemi për kurrgjë. Këto objekte i ndërtuan 3 djemtë emigrantë që punojnë e jetojnë në SHBA, Angli dhe Ital”, thotë e moshuara, ndërsa bashkëshorti i saj shton para kamerës se kjo që po ndodh me ta, “s’mund t’i ndodhë një shqiptari”.

“Jemi shqiptarë, jo serbë apo malazez. Jam votues i Edi Ramës dhe tani po na pushkatojnë. Një polic nuk ka ardhur të na pengojë për ndërtimet pa leje por na thanë i pafshi hajrin. 3 fëmijë njëri në SHBA, njëri në Angli, tjetri në Itali, na kërkuan të na bëni verës skemi ku rrimë. Tani këta na e vunë fadromën. Më mirë me na pushkatu”, thotë i moshuari.

Të moshuarit kanë kërkuar t’i çmontojnë vetë vullnetarisht objektet e tyre.

Në total, IKMT ka planifikuar për të prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët.

3 objekte të tjera mbeten ende për t’u shembur.

Ndryshe nga aksioni në Theth, një pjesë e banorëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje, shumica prej të cilave janë struktura druri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb