Dy trena dolën nga shinat herët këtë mëngjes në pjesë të ndryshme të rajonit të Leningrëadit në Rusinë perëndimore, duke vrarë një drejtues  treni dhe duke shkaktuar probleme për trafikun e trenave, tha guvernatori rajonal.

Incidentet ndodhën vetëm disa orë pasi një shpërthim në një pjesë të linjës hekurudhore në rajonin perëndimor Oryol të shtunën në mbrëmje vrau tre persona.

“Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar pasi një tren doli nga shinat pranë stacionit Semrino në rrethin Gatchina të rajonit të Leningradit”, tha guvernatori Alexander Drozdenko në Telegram.

“Shoferi u vra. Ai mbeti i bllokuar në kabinë dhe vdiq nga plagët e marra në ambulancë pasi u nxor nga aty”, shtoi ai.

Përveç kësaj, një tren mallrash që mbante 15 vagona rezervuarë bosh doli nga shinat në një zonë më në jug pa asnjë viktimë, kishte theksuar më parë Drozdenko. “Hetuesit po hetojnë mundësinë e sabotimit”, shtoi ai.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, rrjeti hekurudhor rus ka pësuar vazhdimisht dalje nga shinat, shpërthime dhe zjarre, të cilat autoritetet ruse ia atribuojnë sabotimit ukrainas.

Kievi në përgjithësi nuk merr përgjegjësi për këto veprime, megjithëse shpesh i duartroket ato, duke pretenduar se Rusia përdor rrjetin e saj hekurudhor për të transportuar trupa dhe karburant për forcat e saj që luftojnë në Ukrainë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb