Një ngjarje thriller ka ndodhur  në liqenin Michigan në  Çikago  teksa tre trupa të pajetë u gjetën brenda pak orësh të shtunën. Bëhet me dije se viktimat ishin   një grua dhe dy fëmijë të vegjël.

Pak para orës 2:30 të pasdites, policia nxori trupat e një gruaje 31-vjeçare dhe një djali 6-vjeçar nga ujërat në South Hayes Drive. Shpëtimtarët i shpallën të vdekur në vendngjarje. Më herët, rreth orës 11:30 të mëngjesit, në një vend tjetër në liqen, u gjet trupi i një foshnjeje  një vajze.

Autoritetet kanë njoftuar se tre zbulimet dyshohet  se janë të lidhura dhe tregojnë për një rast që lidhet me një mosmarrëveshje familjare. Megjithatë, shkaqet e sakta mbeten mister, ndërsa identitetet e viktimave nuk janë bërë ende të ditura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb