Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi sot për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit investigativ, Edon Kuqi.

Lideri i opozitës tha se sjellja ndaj gazetarit të “Piranjave” është vazhdim i dhunës ndaj mediave të kërkojnë transparencë.

Sali Berisha: 

Kodi i Omerta është kodi i këtij regjimi. Dhe siç e shihni ju, ai akt shumë, shumë i rëndë, ai kërcënim me rrëmbim që i bëhej gazetarit jo që nuk pati reagim nga autoritetet të menjëhershëm për të, por dhe mediat e mëdha të qeverisë nuk e pasqyruan, tregon shkallën e thellë të kontrollit mafioz të mediave në Shqipëri.

Ai ishte një akt jashtëzakonisht i rëndë. Një kërcënim.

Të fus në bagazh do të thotë se, unë të vras dhe me bagazh të hedh diku.

Kaq e kishte mendjen kushëriri i parë i Lubi Ballukut, ai Mirel Reçi.

Sigurisht, por të jeni të sigurt që kjo është një politikë zyrtare. Qëllimi armiqësor ndaj mediave është politikë zyrtare, ndaj mediave që kërkojnë transparencë se të tjerave jo.

Të tjerat shpërblehen me llokma, motele, hotele, pallate e fusha sporti e me radhë.

Kjo është e vërteta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb