Në festën e Këngës Shqiptare 6, aktivitet i organizuar nga kantatutori Gjergj Leka, ky i fundit i kushtoi disa minuta solidariteti televizionit News24, me të cilin ai bashkëpunon prej 8 vitesh dhe gazetarëve të tij.
Në një moment të spektaklit, artisti njoftoi publikun se do t’i kushtonte disa minuta e disa fjalë këtij televizioni, gazetarëve të tij, dhe asaj që ndodhi në fillimin e gushtit kur dyert dhe sinjali i televizionit u mbyllën në mënyrë arbitrare.
Oratoria e ndjerë e artistit, i cili vlerësoi televizionin për cilësinë e informacionit, për shikueshmërinë dhe për lirinë editoriale, duke i cilësuar gazetarët e tij si heronj të kohës që jetuan, u prit me duartrokitje nga të pranishmit, të cilët si mijëra të tjerë ndjekin në këtë televizion jo vetëm informacionet për zhvillimet më të fundit nga vendi dhe bota, por edhe emisionet aq cilësore të prodhuara nga kantautori Gjergj Leka, si “Na ishte një herë muzika”, “Festa e këngës shqiptare”, “Talent show”, “Duet me yjet”, “Summer tour”, “Talent story”, “Portret artisti”, “Gezuar Shqipëri” etj
